Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politika virtuale
English

Politika virtuale

Filluam të flasim për të majtën dhe të djathtën sikur kishim shekuj që bashkëjetonim me to. Le të mos gënjejmë veten, nuk i kemi kuptuar akoma

Nga Elsa Ballauri

Ajo që ne e quajmë thjesht politikë ka ca kohë që më ngacmon mendjen me një tjetër term të përshtatshëm: politikë virtuale. Në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj, është e njohur si një lloj ekzistence e filozofisë politike, që lidhet më shumë me krijimin e një mjedisi të favorshëm për ta promovuar dhe debatuar politikën. Asgjë e keqe. Përkundrazi, një dimension më shumë. Por, në këtë rast, nuk dua t'i përmbahem këtij definicioni. Dua të flas për politikën virtuale që realizohet në atmosferën e një vendi ku politika qëndron në aspektin e saj abstrakt: një nevojë për të folur dhe një mungesë dëshire për t'i realizuar ato premtime për të cilat është folur, një realizim virtual në vend të një realizimi real dhe konkret.

Duke e vëzhguar me kujdes historinë politike shqiptare të këtij viti, e gjej atë shumë interesante dhe shumë delikate njëkohësisht. Natyrisht që debatet e gjata të të gjitha llojeve e kanë ndihmuar mendimin politik shumë më tepër se vitet e mëparshme me gjithë përmasën e dukshme të qëndrimit të njëanshëm të tyre. Në këto debate ka një prirje për të qenë më shumë virtualë se sa për t'iu hapur rrugë veprimeve konkrete. Pra, më shumë kemi fjalë dhe (për çudi) nuk jemi lodhur dhe bezdisur prej tyre për kaq e kaq vjet, por s'jemi bezdisur as që ato nuk janë bërë realitet. Kjo, së pari, është e metë e politikës, më tutje është e metë e atij komuniteti intelektualësh që ndonëse nuk ekziston siç duhet, na pëlqen ta quajmë të tillë, (mund ta quajmë edhe "njerëzit që pretendojnë në pavarësinë e tyre intelektuale"). Të parët, politikanët, kanë pasur dhe akoma kanë fatin e madh të jenë ndryshimtarët e jetës dhe historisë të një populli të vuajtur. Ata, më mirë se të gjithë, duhet të kuptonin se fati, apo Zoti i kish thirrur të mbeteshin marathonomakë... Për fat të keq ndodh e kundërta. Modeli çapaçul që kanë treguar politikanët shqiptarë është ai i përfitimit, i korrupsionit, i papërgjegjshmërisë… (e çuditshme… sa shumë grykës mund të jetë njeriu në këtë jetë kaq të shkurtër!). Ku janë ata që mendojnë se si të bëhen të famshëm jo nëpërmjet parave, por nëpërmjet veprave të tyre? Shumë pak në Shqipëri e kanë kuptuar suksesin e lavdisë... Politika e këtyre njerëzve ka mbetur virtuale, veprat e tyre s'janë realizuar, fjalët janë harruar... Nga ana tjetër, kemi një tjetër grupim (?) të rëndësishëm, i cili duhej të kishte qenë një faktor i madh historik në jetën e vendit... Intelektualët... Por ashtu, fatkeq siç jemi, kemi një komunitet të paqenë me këto lloj speciesh.

Komuniteti i njerëzve të lirë që janë oponenca më e shkëlqyer, më progresive dhe më e shëndetshme për një shtet, është ende e pakrijuar dhe në rastet kur kjo duket sikur ndodh dhe ata janë diku… për fat të keq bëhen një model i gabuar. Edhe në rastet më të mira, janë mjaftuar me politikën e vet virtuale, duke gënjyer veten se kjo është edhe detyra e tyre dhe kaq. Pamundësia për ta krijuar një model të aftë është shumë e dukshme, sepse kësaj përbërjeje i mungon misioni, i mungon solidariteti, i mungon qëllimi i përbashkët dhe sidomos i mungon pavarësia. Disa nga debatet më të shpifura (dhe jo të pakta), janë pasqyrë e vërtetë e këtij modeli. Ky grup pseudo i pavarur, po të vështrohet me kujdes, herë del në pah, herë lodhet, herë fshihet… dhe fatkeqësisht, gjithmonë i kujdesshëm të shohë se ç'thotë zotëria, d.m.th., ai që është, apo që mund të vijë në pushtet. Ky grup mjaftohet me politikën virtuale dhe i qëndron larg aksionit, sepse s'e di ç'e pret të nesërmen, ai jeton i varur nga grupi i parë, për mirë apo për keq. Ekzistenca e kësaj politike virtuale, thelb i të paktën dy aspekteve ku politika bëhet dhe analizohet - politikanët dhe intelektualët e pavarur - qëndron edhe në embrion të realiteteve të reja, siç është ai mbi gjykimin e të majtës dhe të djathtës. E majta dhe e djathta është një teori kaq shumë e përfolur në debatet shqiptare, por për fat të keq e kemi nisur shumë mbrapsht filozofinë tonë. Kërkojmë të krijojmë të djathtë apo të majtë europiane mbi një terren të pasuksesshëm të ideologjive të vjetra të periudhës së komunizmit, të cilat nuk po bëhen dot të djathta dhe të majta. E gjithë kjo teori, u mundua të merrte me zor "charme"-in e modeleve të huaja që ne i dashurojmë me një "coup de foudre". Filluam të flasim për të majtën dhe të djathtën sikur kishim shekuj që bashkëjetonim me to. Le të mos gënjejmë veten, nuk i kemi kuptuar akoma.

Vetë historia, zhvillimet e saj, ankthet dhe gëzimet që të sjell demokracia, zhgënjimet dhe fitoret, mund të na bëjnë të aftë të kuptojmë se ç'duhet bërë, si mund të ndahemi në të majtë dhe të djathtë pa u bërë armiq, por duke kërkuar komplementimin me njëri-tjetrin.

Ka një handikap të madh te shqiptarët. S'e njohim filozofinë e suksesit. Këtë filozofi mund ta bëjnë ata që dinë të duan të tjerët, ata që duan njerëzit. Një dashuri e tillë mund të të mësojë shumë gjëra, një dashuri e tillë është çelësi për të hapur dyert e ndryshimeve cilësore. Autorja është drejtuese e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut

KOMENTE