Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prindërit përzënë përgjithmonë vajzën nga shtëpia, u largua për dy javë pa i lajmëruar
English

Prindërit përzënë përgjithmonë vajzën nga shtëpia, u largua për dy javë pa i lajmëruar

Tiranë, 1 tetor NOA - Një 41-vjeçare denoncoi në polici dy javë më parë zhdukjen e vajzës së saj 19-vjeçe por kur mësoi se ajo ishte larguar me dëshirën e saj nuk e pranoi më në shtëpi.

Kështu adoleshentja është dërguar nga policia në Qendrën Kombëtare të Qenieve të Trafikuara në Linzë të Tiranës.

Dy javë më parë A.M, 41-vjeçe banuese në rrugën "Gjergj Legisi" në Tiranë e shqetësuar për vonesën e tepruar të vajzës së saj A.S, 19-vjeçe nisi ta kërkojë te të gjitha shoqet dhe të afërmit, por pa mundur ta gjejë.

Kështu pasi priti një ditë dhe vajza nuk u kthye, gruaja iu drejtua për ndihmë policisë së Tiranës.

Kjo e fundit nisi menjëherë hetimet për gjetjen e vajzës gjë e cila u bë e mundur ditën e djeshme.

Në prani të prindërve të saj dhe policisë, adoleshentja deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa ndërsa nuk kishte preferuar të lajmëronte familjen për adresën.

Me të dëgjuar dëshminë e vajzës, prindërit nuk ka pranuar ta pranojnë në banesë ata duke e bërë "lanet".

Duke iu cenuar nderin e familjes por edhe për shkaqe të tjera prindërit kanë vendosur të mos pranojnë më si vajzën e tyre 19-vjeçaren e cila i ka kërkuar policisë një strehëz ku të qëndronte.

E gjendur përballë këtyre rrethanave policia ka kontaktuar me Qendrën Kombëtare të Qenieve të Trafikuara në Linzë për të strehuar të renë,

Vajza aktualisht ndodhet në këtë qendër, ndërsa ende nuk dihet nëse do të kthehet më në banesën e saj.

k.k/NOA

KOMENTE