Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konflikti me Qipron, Turqia e pakënaqur me ritmet e ngadalta të negociatave me BE
English

Konflikti me Qipron, Turqia e pakënaqur me ritmet e ngadalta të negociatave me BE

Bruksel, 2 tetor NOA-Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu ka refuzuar t'i hapë portet dhe aeroportet e vendit të tij për Qipron pavarësisht ultimatumit evropian.

Kjo në shenjë pakënaqësie ndaj ritmit të ngadaltë të negociatave turke për anëtarësim në BE. Davutogllu tha sot në Bruksel se shpejtësia e hapjes së porteve dhe aeroporteve të Turqisë do të varet nga marrëveshja në bisedimet paqësore ndërmjet turqve qipriotë dhe grekëve qipriotë për ujdhesën e ndarë. Grekët e Qipros "duan ta detyrojnë Turqinë që t'i njohë, gjë që ne nuk do ta bëjmë", ka thënë Davutogllu.

KOMENTE