Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërpritet greva e urisë të studentëve të Vlorës, që refuzuan diplomat
English

Ndërpritet greva e urisë të studentëve të Vlorës, që refuzuan diplomat

Vlorë, 3 Tetor NOA - Studentët e futur prej disa ditësh në një grevë urie në Vlorë, kanë lënë pak para mesnatës duke hyrë e Shtuna, ngujimin duke shkuar në banesat e tyre.

Njëmbëdhjetë djemtë e vajzat, studentë të Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, ishin futur në grevë urie, në shenjë proteste ndaj diplomave të thjeshta që ata morën pas përfundimit të studimeve universitare.

Diplomat që ata morën i korrespondonin certifikatave që lëshohen për sistemin e ri 3+2 vjet të sistemit të Bolonjës, mirëpo këta të rinj, nuk i kishte përfshirë ky sistem.

Për rrjedhojë, studentët e Fakultetit Juridik, u ankuan se po merrnin diploma pa vlerë, (të nivelit të parë), pra certifikata, ndërkohë që sipas tyre u takonin diplomat e juristit.

Këto ditë kishte një sërë lëvizjesh nga drejtuesit e shtetit dhe rektoratit në Vlorë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj u dha të drejtë studentëve të ngujuar që përfaqësonin disa qindra të laureuar sivjet dhe i kërkoi rektorit të UV, Tanush Shaska që t'u njohë atyre të drejtën e pajisjes me diplomë të sistemit të mëparshëm (jo atij të Bolonjës) që janë dhe diploma juristi (të nivelit të dytë).

Duket se qëndrimi i Shaskës nuk ishte refuzues sepse ai ka deklaruar se pajisja e studentëve me këto diploma ishte vetëm çështje kohe për printimin e tyre dhe kjo pasoi vendimin e studentëve për të dalë nga ngujimi rreth pesë ditor.

Pas daljes nga greva e urisë, studentët e ngujuar deklaruan se kishin zhvilluar një takim me përfaqësues të MASH-it si dhe me praninë atje të zëvendësrektorit të UV "Ismail Qemali" dhe dekanit, duke arritur marrëveshjen për të marrë diplomë të nivelit të dytë.

v.d/b.a/NOA

KOMENTE