Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Hysi: Shqipëria është kthyer në vendin e çimkave
English

PS, Hysi: Shqipëria është kthyer në vendin e "çimkave"

Tiranë, 2 tetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar për ndërhyrjet që qeveria propozoi të kryhen në ligin "Për përgjimet e telekomunikacioneve".

"Ende pa u tharë boja e ndryshimeve të bëra në mars 2008 në ligjin "Për përgjimet e telekomunikacioneve", që i dhanë të drejta SHKB-së në Ministrinë e Brendshme të përgjojë, 6 muaj më pas, qeveria propozoi një ndërhyrje të re në këtë ligj, që i jep të drejtë çdo ministrie, që ka në kompetencë forca policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore të kërkojnë kryerjen e përgjimit dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore të miratojë ose të refuzojë kërkesat për përgjim të telekomunikacioneve" deklaroi Hysi.

"Pas kundërshtimeve të opozitës, dje përsëri Komisioni i ligjeve rimerr këtë projekt ligj duke i miratuar Ministrisë së Financave të drejtën e përgjimeve.

Shtimi i "çimkave" dhe i përdoruesve të tyre argumentohet me nevojën e luftës kundër korrupsionin në shtëpinë e çdo ministrie dhe në atë të financave.

Këto argumente ngrihen në një kohë kur Qeveria trumbeton më të madhe se ka qenë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se respekton liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se bizneset në Shqipëri kanë një atmosferë mjaft të mirë për t'u zhvilluar" shtoi më tej Hysi.

Sipas saj, ndryshimet që propozohen të bëhen në ligj duke i dhënë ndër të tjera edhe Ministrisë së Financave të drejtën e interceptimit të bisedave të përditshme të punonjësve të vet, tregojnë qartë se jo vetëm lufta kundër korrupsionit nuk ka qenë e suksesshme, por se kjo luftë kërkohet të bëhet duke anashkaluar organet kushtetuese dhe të specializuara në fushën e përgjimet të telekomunikacioneve; duke shkelur rëndë liritë dhe të drejtat e çdo punonjësi të administratës tatimore dhe doganore, por mbi të gjitha të bizneseve.

"Këto propozime janë një kërcënim serioz për bizneset shqiptare dhe një mundësi tjetër për goditje selektive të bizneseve.Â

Bëhet akoma më e dyshimtë kjo iniciativë ligjore kur në krye të departamentit të hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ish gjenerali i Berishës i vitit 97.

Partia Socialiste është e vendosur të luftojë korrupsionin, por duke respektuar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, Kushtetutën dhe ligjet e vendit, institucionet Kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë që të ndalë hapat mbrapsht që synojnë të injorojnë hetimet e pavarura të fenomeneve korruptive në të cilat noton kjo qeveri dhe t'i japë fund shkeljeve sistematike të lirive dhe të drejtave të njeriut nën sloganin e luftës kundër korrupsioni" përfundoi deputetja e PS-së, Vasilika Hysi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE