English

Shamku: I kërkojmë MASH që t'u japë studentëve ç'ka u takon sa s' është vonë

Tiranë, 2 tetor, NOA - "Çështja e studentëve të Vlorës nuk është vetëm e Vlorës. Ajo është një tjetër dëshmi e një krize të madhe kombëtare të sistemit universitar, krizë e provokuar nga kjo qeveri që dështoi në aplikimin e Kartës së Bolonjës".

Kjo është deklarata që ka bërë sot sekretarja për Çështjet Arsimore në selinë rozë, Ledi Shamku, lidhur me grevën e studentëve të Vlorës.

Sipas saj, MASH pasi tregoi se dështoi, nuk ka as vullnetin ta zgjidhë këtë problem për gjithë të rinjtë shqiptarë, jo veç të Vlorës.

"Ka dy vjet që studentët hyjnë e dalin nga greva për punë të diplomave, por kjo qeveri nuk ka as fuqi e as aftësi t'u japë një zgjidhje njëherë e mirë", u shpreh ajo.

Duke shtuar se "Ministria e Arsimit a më saktë Ministria e Mediokritetit, po kërcënon seriozisht jetën e një grupi studentësh në Vlorë, të cilët i ka detyruar të zgjedhin grevën e urisë për të marrë atë çka ju takon vetiu: një diplomë të ligjshme".

Sipas saj, MASH duhet t'u japë studentëve atë çka u takon me ligj: diplomat e sistemit 4-vjeçar, pasi nuk mund të fshehë më dështimin e saj me Kartën e Bolonjës.

n.e/NOA

KOMENTE