English

Stuhi shirash në Siçili, vdesin 17 vetë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Siçili, 2 tetor NOA - Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Mesinës në Siçili nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, që ranë dje në mbrëmje.

Ky fakt mësohet nga një bilanc i ri i dhënë sot pasdite AFP-së nga zëdhënësi i mbrojtjes civile në Siçili.

Tridhjetë e pesë persona konsiderohen gjithashtu të zhdukur dhe 10 të tjerë të plagosur rëndë, vazhdoi Giampiero Gliubizzi, i kontaktuar përmes telefonit.

Autoritetet deklaruan se numri i personave të prekur është rritur në rreth 415 persona, shtoi ai.

e.l/NOA

KOMENTE