English

Vrasja e mjekut, reagon ministria e Shëndetësisë: Drejtësia të dënojë rreptësisht autorin

Tiranë, 2 tetor NOA - Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot për vrasjen e punonjësit e të saj, mjekut radiolog Fatmir Thaçi në ambientet e Spitalit të Durrësit, duke e cilësuar këtë akt të shëmtuar e tragjik.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së doktorit Thaçi për humbjen e njeriut të tyre të dashur sot është një ditë e rëndë për të gjithë komunitetin mjekësor, pasi një mjek goditet në mënyrë kriminale në momentin e ushtrimit të detyrës së tij".- deklaroi në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, zëdhënësja Alisa Demollari.

Zëdhënësja deklaroi se ministria e Shëndetësisë i kërkon organeve të drejtësisë të veprojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj autorit të këtij akti kriminal shumë të rëndë që ka traumatizuar të gjithë opinionin publik dhe në mënyrë të veçantë komunitetin e gjerë mjekësor. k.k/NOA

KOMENTE