Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje
English

Arrestohet një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje

Gjirokastër, 4 tetor NOA - U dënua vetëm me 45 ditë burg për vjedhjen e një banesë në Tiranë, por megjithatë 19-vjeçari Viktor Trota nga Bathorja e kryeqytetit u largua drejt Greqisë për tu shpëtuar prangave.

Duket se kur mendoi se gjithçka ishte harruar adoleshenti u kthye në Shqipëri por pikërisht sapo ka vënë këmbët në kufi është kapur nga policia për të vajtuar 45 ditën e dënimit.

Trota u kap sot nga Policia Kufitare e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës në Kakavijë.

Sipas policisë ai u shpall fajtor duke u dënuar me një muaj e gjysmë burgim për vjedhjen e një banesë në Tiranë.

k.k/NOA

KOMENTE