Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti emëron drejtor të KESH-it, Stojkun për të cilin KLSH kërkoi shkarkimin
English

Prifti emëron drejtor të KESH-it, Stojkun për të cilin KLSH kërkoi shkarkimin

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 4 Tetor NOA - Muharrem Stojku i cili u emërua sot drejtor i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, vetëm pak ditë më parë ishte paralajmëruar për shkarkim nga detyra, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

Ky fakt mësohet nga burime për agjencinë e lajmeve NOA në korporatën më fitimprurëse në Shqipëri si dhe në KLSH.

Ndërkohë, një ditë pas largimit të drejtorit të KESH-it Gjergj Bojaxhi, i cili mori edhe ai nga KLSH masën paralajmërim për pushim nga puna, ka reaguar ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.

Ai e ka cilësuar si të papritur dorëheqjen dhe është shprehur se nuk ka patur mosmarrëveshje mes tyre.

Megjithatë në qëndrimin e tij Prifti ka vlerësuar punën e Bojaxhiut, pasi në dy vitet e fundit furnizimi i popullatës me energjie është përmirësuar.

"Jam i surprizuar nga largimi i zotit Bojaxhi, për mua ishte e papritur. Megjithatë ky është qëndrimi i tij, në këto ditë të para të punës time kam patur komunikim korrekt dhe aspak problematik", - u shpreh Prifti, duke pranuar gjithsesi se nuk kishte folur aspak me Bojaxhiun mbi argumentin e dorëheqjes së mundshme.

Këtë deklaratë ministri e bëri sot pak para mesdite, gjatë mbledhjes së Këshillit të ri Mbikëqyrës të KESH-it, i cili u emërua para tre ditësh.

Duke iu referuar abuzimeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij më të fundit për korporatën, Prifti ka shkarkuar një pjesë të anëtarëve të këtij këshilli.

Por në krye të KESH- it ministri i Ekonomisë ka emëruar zotin Muharrem Stojku, drejtori i Divizionit të Prodhim-Shpërndarjes, i cili ka marrë të njëjtin rekomandim nga KLSH si Gjergj Bojaxhiu, paralajmërim për pushim nga puna.

"Unë janë njohur me raportin, ai është shumë i ashpër dhe ka evidentuar shkelje të rënda për shumë drejtues të korporatës. Por në mbledhjen e ardhshme Këshilli Mbikëqyrës do të analizojë këtë raport dhe do të marrë vendimet përkatëse", - tha Prifti.

Pak ditë më parë KLSH bëri publik raportin mbi kontrollet e ushtruara në NESH gjatë periudhës 2007- 2008.

Në bazë të tij, për 4 drejtues të lartë të KESH u kërkua pushim nga puna, ndërsa 4 të tjerë janë paralajmëruar, për shkak të shkeljeve të vërejtura.

Edhe pse nuk është pranuar zyrtarisht, ky raport shërbeu që Gjergj Bojaxhiu të linte detyrën e drejtorit të KESH.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE