Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti emëron kreun e ri të KESH: Jam i çuditur me dorëheqjen e Bojaxhiut
English

Prifti emëron kreun e ri të KESH: Jam i çuditur me dorëheqjen e Bojaxhiut

Tiranë, 4 tetor NOA Update - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, u shpreh sot i habitur me mënyrën e ikjes së Gjergj Bojaxhiut nga detyra e drejtorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe tha se e mori vesh lajmin vetëm kur ai doli në konferencë për shtyp mesditën e së Shtunës.

Sot pak para mesdite, Dritan Prifti doli në një konferencë për shtyp ku edhe u lajmërua se drejtori i ri i KESH sh.a, do të jetë Muharrem Stojku, deri dje, drejtor i Divizionit të Prodhimit në KESH.

Stojku

Këshilli Mbikëqyrës i KESH-it tha se i informuar dje në lidhje me dorëheqjen e z. Bojaxhi u mblodh sot, për të vlerësuar këtë situatë, "pasi kemi të bëjmë me një kompani me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe biznesin në mbarë vendin".

Në mbledhjen e tij Këshilli Mbikëqyrës i KESH-it, bazuar në analizën e bërë për shkak te dorëheqjes së paraqitur nga z. Gjergj Bojaxhi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të KESH sh.a-së , si dhe në praninë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z. Dritan Prifti, në cilësinë e përfaqësuesit të Asamblesë së Shoqërisë, me unanimitet vendosi të pranojë dorëheqjen e z. Bojaxhi dhe emëroi në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të KESH sh.a z. Muharrem Stojku.

Pak pas shpalljes së tij si kreu i ri i KESH-it, Muharrem Stojku u tha gazetarëve se ai "garanton besimin që Këshilli Mbikëqyrës i dha si dhe sigurinë për një angazhim sa më të gjerë të kompanisë me qëllim zbatimin e programit të qeverisë".

Prifti-Bojaxhi

Menjëherë pas tij, ka dalë Prifti i cili nuk e fshehu habinë për faktin se drejtori i deridjeshëm i KESH, Gjergj Bojaxhi, dha dorëheqjen sipas tij në mënyrë të papritur.

Prifti theksoi se "dorëheqja e Bojaxhiut ishte për mua një surprizë dhe erdhi pa asnjë bisedim paraprak".

"Unë kam mbetur i habitur për faktin se z.Bojaxhi dha dorëheqjen, ndërkohë që as nuk kontaktoi me mua për të paralajmëruar një gjë të tillë", - u shpreh z.Prifti.

Prifti, tha se nuk ishte i qartë pse Bojaxhi dha dorëheqjen kurse shprehu vlerësime pozitive për drejtimin e KESH-it gjatë periudhës mëse dy vjeçare.

Ai shtoi se "kur z.Bojaxhi mori detyrën më shumë se dy vjet më parë, kishte si objektiv përmirësimin e situatës energjetike gjë që e arriti".

Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi shpalli dorëheqje të papritur nga posti, duke deklaruar se largohej pasi nuk kishte më se çfarë të jepte.

Dorëheqja e Bojaxhiut erdhi një ditë pasi Prifti shkarkoi tërësisht Këshillin Mbikëqyrës të KESH i cili bashkëdrejtohej nga Bojaxhi.

e.r/NOA

KOMENTE