Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha si Ahmedinexhad, pse marrim përsipër të kërkojmë rinumërim votash
English

PS: Berisha si Ahmedinexhad, pse marrim përsipër të kërkojmë rinumërim votash

Tiranë, 4 tetor NOA - "Nuk ka asnjë rrethanë ligjore që të pengojë marrjen e çdo informacioni që do të kërkojë komisioni hetimor, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore që të ndalojë hapjen e kutive për qëllime hetimore".

Ky është qëndrimi i shprehur sot, nga Partia Socialiste e cila paralajmëron se "në emër të mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri dhe në respekt të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë", se do të përdorë çdo mjet demokratik që do të mundësojë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputeti socialist Taulant Balla, doli sot në mesditë para mediave dhe paralajmëroi se "Sali Berisha duhet ta ketë të qartë se nëse pretendon se është Kryeministri i një mazhorance legjitime, në asnjë rrethanë, në një vend demokratik, nuk mund të pengojë opozitën në hetimin dhe zbardhjen e të vërtetave që ndodhen në kuti".

Për socialistët, refuzimi i kërkesës për zbardhjen e zgjedhjeve, refuzimi i këtij kushti bazë për ekzistencën e demokracisë, është prova më e qartë e masakrës elektorale që fshihet në kutitë e votimit".

"Komisioni hetimor për zgjedhjet nuk do të zëvendësojë gjykatën pasi nuk mund të marrë vendime për rezultatin e zgjedhjeve", - sqaroi z.Balla.

"Ajo çka kërkojmë, - vijoi ai, - është brenda kuadrit kushtetues e ligjor që ka një komision hetimor, bazuar edhe në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilave e drejta e Parlamentit për të ngritur komisione hetimore është një prerogativë dhe një mjet i domosdoshëm që i nevojitet parlamentit për të ushtruar dhe perfeksionuar pushtetin e tij legjislativ".

Në këtë pikë, PS konsideron se "Shqipëria nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike nëse nuk hetohen zgjedhjet e 28 qershorit, prandaj ne nuk do të tërhiqemi nga kushtet tona".

Për socialistët, nuk mund të ketë zgjedhje demokratike në Shqipëri, kur ndryshe votohet dhe ndryshe numërohet.

"Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri, kur njerëzit hiqen nga puna se votojnë opozitën, apo kur burgjet zbrazen nga superkriminelët që shkojnë të vjedhin vota për pushtetin", - deklaroi Balla.

Ai shtoi se "nuk do të kemi ndonjëherë zgjedhje legjitime në Shqipëri, kur pushteti tremb popullin me presione, apo kur vriten deputetët e opozitës".

Kurse ka bërë një krahasim me Teheranin zyrtar, kur tha se "Shqipëria nuk meriton të ketë zgjedhje si Irani dhe një kryetar qeverie si Ahmadi Nexhadi".

Këtu, Balla "kërcënoi" se "Sali Berisha e di mirë se partia më e madhe e shqiptarëve, Partia Socialiste, do të mbrojë me çdo kusht demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë".

Balla në përfundim shprehu bindjen e PS se "e ardhmja europiane e Shqipërisë është në rrezik nga Sali Berisha, ky burokrat i vjetër punist, hajdut i votave, i trojeve dhe financave publike".

e.r/NOA

KOMENTE