Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rektori Shaska thyen veteveten, urdhëron regjistrimin për studentët me mesatare nën 6
English

Rektori Shaska thyen veteveten, urdhëron regjistrimin për studentët me mesatare nën 6

"Në urdhrin e tij që binte ndesh me MASH, Shaska deklaronte plot kërcënime të hapura dhe gjuhë aspak zyrtare dhe anormale: "Asnjë student nuk do të pranohet ne Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" me mesatare më pak se 6, në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe vendimit të Senatit në Maj 2008. Të dashur prindër dhe studentë me mesatare poshtë notes 6! Ju bëjmë me dije, për t'ju ndihmuar, se fëmijët tuaj me mesatare poshtë notës 6, nuk do të regjistrohen në UV! Për momentin, zgjidhja më e mirë është që të qëndroni larg dyerve te UV! Ju nuk jeni të regjistruar për ne! Çdo regjistrim tjetër është fiktiv. Përdorimi i dhunës apo forcës prej jush siç bëtë herën e parë është akoma një argument tjetër për mosqenien tuaj studentë"

Â

Vlorë, 4 tetor NOA - I mësuar prej muajsh me dukurinë e vetëvendosjes dhe më tej vetëtërheqjes, rektori i Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, të cilit u përpoq shumë t'i heqë emrin e themeluesit të Shqipërisë moderne, ka shpallur sot pranimin e studentëve me mesatare nën gjashtë (>6.0).

Këtë e ka konfirmuar vetë Tanush Shaska, rektori i "Ismail Qemalit" si zakonisht përmes një emaili të dërguar edhe për mediat.

"Unë dje i kam bërë një kërkesë MASH-it për shtyrjen e regjistrimeve për maturantet edhe për ditën e sotme. Me aprovimin e Ministrit të Arsimit, ne sot kemi shtytur regjistrimin e maturantëve deri në orën 17:00" thotë Shaska në emailin e dërguar për publikim para disa minutash, duke iu referuar si datë skadence asaj të sotmes deri në 17.00.

"Kjo është vetëm për ata maturantë me mesatare nën 6 të cilët nuk janë paraqitur për të shkruar emrat. Të gjithë të tjerët nuk ka nevojë që të vijnë më për t'u paraqitur sot", - vijon njoftimi me email.

Ndërkohë Shaska ka dashur të sqarojë edhe se për problemin e maturantëve me mesatare nën 6, "ministri i Arsimit dhe Shkencës, Prof. M. Tafaj na ka dhënë garanci të plotë se të gjitha kushtet e vëna nga UV për pranimet do të respektohen me rigorozitet në vitin në vazhdim".

"Në frymën e bashkëpunimit me MASH unë kam dhënë urdhër që regjistrimet të vazhdojnë edhe sot për të gjithë ata maturantë që nuk janë paraqitur gjatë javës", - vijon mesazhi elektronik i Shaskës.

Më tej ai thotë se mendon se "me garancinë e Ministrit zgjidhet problemi ynë kryesor mbi pranimet në UV. Ne do të regjistrojmë maturantet me mesatare < 6 të këtij viti, të cilët bëhen gjithsej 161".

Por shifra e servirur nga Shaska, është një mashtrim i mirëfilltë. Shifra bie ndesh me vetë numrin e deklaruar nga Shaska përmes njoftimeve në faqen zyrtare të "Ismail Qemalit", të cilin Shaska e konsideron thjeshtë si "Universiteti i Vlorës", siç duket jo vetëm në letrat dhe emailet e tij por edhe në krye të faqes zyrtare (shihni foton).

Në njoftimin e datës 18 Shtator 2009 të hedhur në faqen zyrtare të "Ismail Qemalit", thuhej: Studente me mesatare mbi gjashtë: 1680 dhe Studentë me mesatare nën gjashtë 804".

Në këto rrethana, lind pyetja: Ç'u bë me 643 të rinj e të reja të tjerë, vallë janë regjistruar ata?

Në emailin e tij të ditës së sotme (e Diel), gjithashtu z.Shaska sërish duke mos i përmendur emrin institucionit shtetëror ("Ismail Qemali"), përpiqet të bindë njerëzit se "në këtë proces UV ka ndjekur me përpikmëri ligjin dhe të gjitha afatet" dhe shton se "unë në asnjë mënyrë nuk po pranoj se ky isht

e një problem i krijuar nga UV". Kurse shton se shpreson që "në këtë zgjidhje të problemit të kem mbështetjen e gjithë stafit akademik të UV-së".

Në mbyllje të emailit, Shaska thotë se "si Rektor i UV-së do të vazhdoj të luftoj për autonominë akademike të UV-së" duke mos harruar të lëshojë dhe një tjetër akuzë ndaj MASH kur thotë: "Do të luftoj edhe për problemin kryesor të hapjes së programeve të reja që është bllokuar nga MASH".

Rrëzimi i urdhrit të Shaskës sot, nga ai vetë, erdhi pak ditë pasi MASH i dërgoi një shkresë ku i kërkonte zyrtarisht të regjistronte të gjithë studentët me mesatare nën 6.

Sakaq, organizata në mbrojtje të konsumatorëve i kërkuan dje publikisht dorëheqjen kurse studentët e privuar të cilët ishin në listën zyrtare të fituesve të shpallur nga MASH por refuzoheshin në Vlorë, paralajmëruan dje se do të hidheshin në grevë urie.

Më herët, më 28 Shtator 2009, në urdhrin e tij që binte ndesh me MASH, Shaska deklaronte plot kërcënime të hapura dhe gjuhë aspak zyrtare dhe anormale: "Asnjë student nuk do të pranohet ne Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" me mesatare më pak se 6, në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe vendimit të Senatit në Maj 2008. Të dashur prindër dhe studentë me mesatare poshtë notes 6! Ju bëjmë me dije, për t'ju ndihmuar, se fëmijët tuaj me mesatare poshtë notës 6, nuk do të regjistrohen në UV! Për momentin, zgjidhja më e mirë është që të qëndroni larg dyerve te UV! Ju nuk jeni të regjistruar për ne! Çdo regjistrim tjetër është fiktiv. Përdorimi i dhunës apo forcës prej jush siç bëtë herën e parë është akoma një argument tjetër për mosqenien tuaj studentë".

v.d/e.r/NOA

KOMENTE