Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stuhi shirash në Indi, humbin jetën 200 persona, shkatërrohen shtëpi e toka
English

Stuhi shirash në Indi, humbin jetën 200 persona, shkatërrohen shtëpi e toka

Bombei, 4 tetor NOA-Shirat e rrëmbyeshëm të këtyre ditëve në Indi kanë shkaktuar përmbytje të cilat kanë qenë fatale për  të paktën 200 të vdekur, ndërkohë mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Më shumë se 100 mijë persona kanë mbetur të pastrehë dhe pamjet televizive tregonin qindra njerëz të ngjitur në çatitë e shtëpive ose nëpër pemë.  Në shtetin fqinj të Andhra Pradesh, të paktën 33 persona vdiqën dhe më shumë se 1.8 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet, njoftuan burime zyrtare. "Kemi evakuuar 40 mijë njerëz vetëm në qytetin Kurnool", deklaroi një zyrtar i lartë i departamentit të emergjencave.  Zyrtarët deklaruan se bilanci i të vdekurve mund të rritet, pasi pesë mijë persona vazhdojnë të jenë bllokuar në zona të largëta të përfshira nga përmbytjet.      Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, rreth një mijë persona kanë humbur jetën në Indi këtë vit për shkak të përmbytjeve, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Â

KOMENTE