Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të kalonte drejt Greqisë katër klandestinë, arrestohet 25-vjeçari
English

Tentoi të kalonte drejt Greqisë katër klandestinë, arrestohet 25-vjeçari

Gjirokastër, 4 tetor NOA - Policia e Gjirokastrës ka çuar në qeli një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".

Saimir Tafa, lindur dhe banues në Memaliaj të Tepelenës është arrestuar sot pasi Prokuroria e rrethit Gjyqësor Gjirokastër më datën 21 nëntor të vitit 2008, ka nxjerrë urdhër ndalimi për 25-vjeçarin.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 8 muaj burg në mungesë për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Tafa në vitin 2008, ka ndihmuar për të kaluar kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme katër persona nga rrethe të ndryshme të vendit kundrejt fitimit 1500 euro për person dhe pas këtij veprimi ky ai është larguar në shtetin Grek.

Saimir Tafa ishte person i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kakavijës rreth orës 13.00, të datës së sotme  në momentin që është paraqitur në sportelin e përpunimit të shtetasve për hyrje në Shqipëri.

k.k/NOA

KOMENTE