Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja e dyfishtë, policia: Nënë e bijë dyshohet se u vranë nga ushqimi
English

Vdekja e dyfishtë, policia: Nënë e bijë dyshohet se u vranë nga ushqimi

Tiranë, 4 tetor NOA - Rreth 24 orë pas vdekjes së nënë e bijë, policia e Tiranës po heton vetëm në një pistë, atë të helmimit nga ushqimi.

Xhile Sina dhe Burbuqe Pepa të moshës 70 dhe 42-vjeçe të cilat u gjetën të vdekura në banesë mëngjesin e djeshëm në komunën Shën Gjergj të Tiranës, janë përcjellë sot për në banesën e fundi.

E ndërsa familjarët të shokuar nga vdekja e dyfishtë e papritur janë marrë me ceremoninë mortore, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarës dhe vajzës së saj.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga hetimet e para rezulton se dy gratë nuk janë vetëhelmuar por dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një reaksioni ushqimor.

Megjithatë tashmë e ka në "dorë" mjekësia-ligjore të nxjerrë motivin zyrtar dhe përfundimtar të vdekjes së Xhile Sinas dhe Burbuqe Pepas.

Trupat e pa jetë të nënë e bijë kanë qëndruar disa orë në morgun e spitalit ku u janë marrë mostra me qëllim analizimin e tyre për të zbuluar ushqimin që kanë konsumuar dy gratë dhe që mund të ketë sjellë më pas vdekjen atyre.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë version zyrtar lidhur me shkakun e vërtetë që shkaktoi vdekjen e dyfishtë dje në Shën Gjergj.

k.k/NOA

KOMENTE