Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viktimat në Mesina, Topi ngushëllon homologun italian
English

Viktimat në Mesina, Topi ngushëllon homologun italian

Tiranë, 4 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut të tij italian Xhorxho Napolitano për tragjedinë natyrore që përfshiu rajonin e Mesinës.

"Me shumë keqardhje mësova dhe po ndjek bilancin tragjik të fatkeqësisë natyrore që preku rajonin e Mesinës duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Në emrin të popullit shqiptar ndaj me judhimbjen për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave" thuhej në mesazhin e Topit drejtuar Kreut të Shtetit Italian.

"Pranoni z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga shirat e përmbytjet në zonën e Mesinës." - thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

k.k/NOA

KOMENTE