English

Zhduket në rrethana të mistershme në Greqi një 15-vjeçare, emigrante shqiptare

Athinë, 4 Tetor NOA - Një vajzë shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, është zhdukur në rrethana të mistershme dhe familja e alarmuar ka lajmëruar policinë e cila tha se ka nisur kërkimet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, konfirmoi se bëhet fjalë për vajzën 15-vjeçare Esmeralda Balka nga Shqipëria, banore në Vrilisia, lokalitet grek ku jeton me familjen e saj, emigrantë të rregullt nga Shqipëria.

"Esmeralda Balka, shtetase shqiptare, 15 vjeçe, u denoncua nga familja e saj si e zhdukur që në datën 12 shtator 2009, në orën 20.00 nga zona e Vrilisias", konfirmoi për agjencinë NOA një burim zyrtar në Policinë e Athinës.

Esmeralda siç duket dhe në foton që gjeni këtu, është e gjatë 1.55 m, peshon 55 kilogramë, ka flokë ngjyrë gështenjë.

Ditën që u zhduk, kishte të veshura një palë pantallona xhins, një xhup të hollë ngjyrë lejla dhe këpucë të zeza me taka të larta.

Për vetë natyrën delikate të zhdukjes, familja dhe policia kanë apeluar për të ndihmuar në gjetjen e vajzës duke vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit 116000 (pa pagesë).

Edhe agjencia e Lajmeve NOA bën apel për të mundësuar gjetjen e vajzës dhe vë në dispozicion adresën info@noa.al.

Ndërkohë, familja nuk është mjaftuar me lajmërimin e policisë dhe kërkimet e veta por ka kërkuar edhe ndihmën e emisionit të specializuar televiziv "Fos sto tunel" (Dritë në tunel", një program i përjavshëm që transmetohet në "Alter Channel".

Mateo dhe Arturi, dy zhdukje të tjera ende mister në Greqi

Zhdukjet e shtetasve shqiptarë në Greqi, janë shoqëruar vazhdimisht me mister dhe këtu veçohen rastet ende të pazgjidhura të djalit nga Elbasanit, Artur Carja dhe të voglit nga Tirana, Mateo Dullia.

Vogëlushi Mateo Dullia u zhduk më 7 shtator 2008 dhe prej më shumë se një viti, ende asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Familja e tij, disa herë nëpërmjet agjencisë së lajmeve NOA ka bërë apel që fëmija të gjendet, por ende nuk ka sinjale jete për të.

Fëmija iu rrëmbye nga krahët nënës së tij Albana Dullia, emigrante e rregullt në Greqi, nga një shtetas sirian, i identifikuar nga policia me emrin Hajsan Kajrimo, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I lindur më 7 shtator 2008, Mateo Dullia ka sy të gjelbër dhe flokë ngjyrë gështenjë. Ai u rrëmbye në orën 18.30 të datës 7 shtator 2008 në lokalitetin Kukaki të Athinës. Ai në momentin e rrëmbimit, ishte i gjatë 75 centimetra dhe peshonte 10 kilogramë. Kurse mbante veshur një bluzë me ngjyra portokalli dhe të gjelbër si dhe pantallona ngjyrë bezhë dhe këpucë ngjyrë portokalli.

Ndërkohë, i dyshuari i rrëmbimit, është Hajsan Karimo, 34 vjeçar nga Siria, emigrant i paligjshëm në Greqi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hajsan Karimo siç duket dhe në foto, është i gjatë 1.67 m, peshon rreth 60 kilogramë dhe konsiderohet nga policia greke si ideator dhe rrëmbyes i fëmijës që ishte fryt i lidhjes së tij të dikurshme me Albana Dullinë, të cilën e braktisi pak muaj pasi ishte shtatzënë.

Rasti i Artur Cares për vetë kohën e gjatë të mbetur në terr, është edhe më i rëndë.

I mitur nga Elbasani, i cili nëse jeton duhet të jetë 14 vjeç, u zhduk më 9 korrik 2004 në mesditë, në tregun e qytetit të Elbasanit ndërsa shiste qese në përpjekje për të ndihmuar në ekonominë e rrënuar të familjes së tij.

Persona të cilët ende mbeten të panjohur e futën në një makinë jashtë tregut dhe që atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij, megjithë përpjekjet e shumta për ta gjetur.

Artur Carja (e shihni në foto), është një metër e 30 centimetra i gjatë, i lindur në Elbasan më 12 gusht 1995, me sy ngjyrë kafe të errët, i dobët, me flokë ngjyrë gështenjë.

Policia greke e cila ka shpallur në kërkim të voglin, duke iu referuar dhe të dhënave nga Shqipëria (Elbasan) ku jeton familja e tij, ka hedhur dyshime të forta se i mituri është rrëmbyer dhe gjendet në Greqi, ku shfrytëzohet nga tutorë shqiptarë.

/n.s./e.r/k.k/NOA/

Shënim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i lajmit dhe fotove pa cituar burimin NOA

Version i thjeshtë për printim

KOMENTE