English

Al Kaida kërcënon Perëndimin në një video të re: Më shumë vrasje e sulme

Nju Jork, 5 tetor NOA-Njëri nga liderët e lartë të al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, është zotuar për vrasjen e më tepër përfaqësuesve perëndimorë, për hakmarrje, për shkak të "krimeve" kundër myslimanëve.

Këto komente u bënë në një video incizim të ri. Grupi Intel Center, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron faqet myslimane në internet, tha se al-Zavahiri, këtë video, ia kishte kushtuar operativistit të Al-Kaidës, Sheik al-Libi, i cili kishte vdekur në burg në Liban, më herët këtë vit. Në video incizim thuhet se Al-Kaida do t'i analizojë rrethanat e vdekjes së zotit Libi dhe pastaj iu kërcënua Perëndimit me më tepër sulme.

Â

KOMENTE