English

Goran Bogdanoviç: Nuk janë kushtet që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviçq, pohon se Beogradi zyrtar nuk mendon se ekzistojnë kushtet për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Por ai tha se qeveria serbe nuk do të pengojë askënd që dëshiron të marrë pjesë në to. Në një intervistë me BBC, Bogdanoviç tha se Beogradi zyrtar nuk do ta pranojë kurrë shtetin e Kosovës.

Â

Z.Bogdanoviç, a mund të pritet që Beogradi zyrtar të ndryshojë qëndrimin ndaj zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe t'iu mundësojë serbëve lokalë pjesëmarrjen në to?

- Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Serbisë dhe presidentit është se nuk ekzistojnë kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e Kosovës dhe ky qëndrim është plotësisht i qartë dhe nuk ka asnjë dilemë. Është shumë e sigurt se Beogradi zyrtar nuk do të hapë dritën e gjelbër për pjesëmarrjen e serbëve në tërë këtë rrëfim, por nuk do të satanizojë dhe as ta frikësojë askënd që do të marr pjesë në ato zgjedhje. Kjo është diçka që vetë qytetarët, pra serbët dhe joshqiptarët do ta vendosin vetë, por thjesht, shteti e ka thënë të veten dhe unë besoj se serbët në Kosovë do të dëgjojnë qëndrimin e shtetit të Serbisë.

Â

Po, por në mesin e subjekteve politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, janë edhe mbi 20 subjekte të serbëve të Kosovës. Mund të vlerësohet se Beogradi gradualisht po e humb ndikimin e tij në mesin e qytetarëve serbë të Kosovës?

- Nuk mund të vlerësohet ashtu. Ju e dini se sa serbë dhe shqiptarë jetojnë në Kosovë. Numëroni vetëm këtë shpërputhje të pjesëmarrjes ose paraqitjes së subjekteve, sipas së cilës secili serb që është paraqitur dëshiron të ketë partinë e vet që të marrë pjesë në këto gjëra. Ajo që është më me rëndësi asnjë parti relevante, që ekziston në Kosovë, nuk është paraqitur në këto zgjedhje. Grupe qytetarësh ose parti politike që nuk mund të marrin as edhe 0.01 përqind të votave janë paraqitur dhe vetë zgjedhjet do ta tregojnë këtë.

Â

Atëherë në çfarë rasti do të mund të vendoste Beogradi që të lejonte serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje?

- Në këtë moment sigurisht nuk ekzistojnë kushtet e tilla, sepse e dimë se Kuvendi i Kosovës e ka shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund ta kuptojë që ne të marrim pjesë mbi bazën e këtyre kushteve.

E dyta, kjo është hera e parë që nga vitit 1999 e deri sot, që Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i kanë shpallur zgjedhjet e në të kaluarën ato organizoheshin nga OSBE-ja ose UNMIK-u. Tani kemi një situatë që zgjedhjet organizohen nga organet e një shteti që Serbia nuk e njeh dhe që kurrë s'do ta njoh, prandaj është iluzion që të pritet që Serbia të ftojë serbët të marrin pjesë në këto organe.

Â

Ka njoftime që thonë se nga mesi i javës do të takohen përfaqësues të EULEX-it me zyrtare të Serbisë për të filluar zbatimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndërpolicor. Do të ketë bisedime të tjera për protokolle të tjera…

- Ne jemi të gatshëm që të zgjidhim problemet që ekzistojnë në Kosovë dhe nuk ka asnjë dilemë. Këtë e kemi dëshmuar me nënshkrimin e e protokolleve ndërmjet MPB-së së Serbisë dhe EULEX-it. Gjithashtu po bisedojmë edhe për doganat dhe për gjyqësinë dhe thjesht duam të zgjidhim problemet që ekzistojnë në këto hapësira. Ne nuk ikim nga problemet dhe nuk duam t'i fshehim ato, por duam që të përballemi me to dhe t'i zgjidhim. Por natyrisht se nuk mund të bëhemi servilë dhe të pranojmë çdo gjë që shkon në dëm të bashkësisë serbe dhe të Republikës së Serbisë. Ne jemi për bashkëpunim dhe për partneritet, por po e përsëris: vetëm me misionet e bashkësisë ndërkombëtare, në këtë rast me EULEX-in dhe UNMIK-un, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Â

Kur pritet nënshkrimi i protokolleve të tjera?

- Mendoj se nuk është reale që të pritet që kjo të ndodhë gjatë këtij viti, sepse thjeshtë as nuk kemi përafruar qëndrimet që të mund të presim që kjo të bëhet shpejt. Ka shumë probleme, ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar dhe të definohen sepse po ju them se në Kosovë ka rrethana të tjera. Ju e shihni që tani shqiptarët me çdo kusht duan që të forcojnë shtetin e tyre, kurse nga ana tjetër i keni serbet dhe Serbinë që nuk e pranon atë shtet dhe do që ta vërë në pikëpyetje një gjë të tillë. E përsëris se kjo është një vijë e kuqe që ne sigurisht nuk mund ta shkelim, pra nuk mund të pranojmë që të gjykohet sipas ligjeve të Kosovës, nuk mund të pranojmë që të hyrat që mblidhen në vijën administrative të shkojnë në buxhetin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, të cilin ne nuk e pranojmë. Prandaj ka shumë gjëra rreth të cilave duhet të bisedohet, të negociohet dhe unë jam i sigurt se mund të arrihet një zgjidhje.

Â

Zoti ministër, do të dërgohet një komision i BE-së për të mbikqyrur kontrollin e kufijve nga ana e Serbisë. Në këtë mes do të mbikqyret edhe kontrolli i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë…

- Para së gjithash ky nuk është kufi por vijë administrative. Nuk ka asgjë kundërthënëse këtu dhe ne jemi të gatshëm ashtu siç e kemi përcaktuar edhe në protokoll të luftojmë të gjitha format e krimit, të luftojmë tregtinë e armëve dhe të drogës, trafikimin e njerëzve, që të zvogëlojmë sa të jetë e mundur kontrabandimin e mallrave që shkojnë nga njëri apo drejtimi tjetër. Prandaj këtu s'ka asnjë problem.

Â

Dhe së fundi, është paralajmëruar hapja e një zyre të re të BE-së në veri. Është përmendur se koordinator i saj do të mund të jetë ambasadori italian në Prishtinë, Michelle Giffon. Do të bashkëpunojë Beogradi zyrtar me këtë zyre?

- Sa na përket neve, ne e kemi pranuar shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk kemi asnjë problem që të hapet zyra e BE-së, por jo zyra e Pieter Feithit.

Nëse kjo do të jetë zyra e Pieter Feithit, sigurisht se nuk do të bashkëpunojmë. Por, aty duhet të jetë i pranishëm edhe Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian, EULEX-i etj.

Nuk mund të pranojmë diçka që punon në interes të shtetit të Kosovës, por një zyrë që do të punojë në të mirën e të gjithë qytetarëve. Jo si zyra e Pieter Feithit që ka trajtuar vetëm njërën palë, që ka bërë gjithçka që të fusë serbët në institucione dhe që nuk është përkujdesur për asnjë gjë tjetër për ta. Kjo për ne është e papranueshme.

Por nga ana tjetër ne jemi të gatshëm që të përkrahim një zyrë të tillë që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve, por po e përsëris jo si ajo e Pieter Feith, me siguri.

BBC

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE