Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krijohet një gjykatë për tenderët publikë që zhvillon Agjencia e Prokurimeve
English

Krijohet një "gjykatë" për tenderët publikë që zhvillon Agjencia e Prokurimeve

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 5 tetor NOA - Çdo ankesë që do të ketë biznesi për tenderët publikë që zhvillon Agjencia e Prokurimeve do të shqyrtohet pranë një komisioni të posaçëm, i cili do të ketë funksionin e një gjykate.

Komisioni parlamentarë i ekonomisë ka miratuar ndryshimin në ligjin e prokurimeve i cili parashikon krijimin e strukture me 5 anëtarë, të cilët do të merren me gjykimin e ankimimeve.

Aktualisht, çështje të tilla i shqyrton agjencia, e cila zhvillon njëkohësisht edhe tenderët.Â

Anëtari i komisionit parlamentarë të financave Selami Xhepa shprehet se krijimi i një strukture më të specializuar, i cila do t'i japë përgjigje në kohë rekord ankesave do të ketë formatin e një gjykate.Â

Mbi të gjitha, thotë Xhepa kjo strukturë do të shmangë konfliktin e interesit që funksionon me Agjencinë e Prokurimeve, e cila edhe kryen tenderët edhe shqyrton ankesat.

Por biznesi e komenton këtë ndryshim ligjorë si sipërfaqësor.

Sipas tyre ligji ka nevojë për ndërhyrje edhe më të thella.

Por ajo që shqetëson biznesin është fakti se në përbërjen e këtij komisioni nuk do të ketë përfaqësues të sipërmarrjes private, çka e bënë funksionimin e tij jo transparent.

"Me sa di unë ky komision përbëhet nga nënpunës të shtetit që i emëron qeveria dhe ne e dimë të gjithë si funksionojnë strukturat shtetërore.

Ajo që mund të them është se pala e interesuar nuk është njoftuar për këtë ndryshim"- thotë sekretari i shoqatës së ndërtuesve Arben Dervishaj.

Sipas tij, ligji ka nevojë të ndryshojë edhe më tej, të paktën për sa i përket vlerës minimale e cila mbetet gjithnjë fituese në tenderët publikë.

Kjo pikë e ligjit duhet të ndryshojë se jo çdo vlerë minimale garanton cilësi në punime. Â

Por mënyra e kryerjes së tenderëve publike monitorohet edhe nga Avokati i Prokurimeve. Ky institucion në raportet e tij vjetore ka ngritur shqetësimin se ligji prokurimeve nuk garanton transparencë.

Por Avokati i Prokurimeve është një organ, i cili nuk ka fuqi ekzekutimi, por vetëm jep rekomandime.

r.l/NOAÂ Â

Â

KOMENTE