English

Kryeparlamentarja Topalli takon presidentin çek, vlerësohet bashkëpunimi mes 2 vendeve

Tiranë, 5 tetor NOA-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka takuar mesditën e së hënës, presidentin e Çekisë, Vaçslav Klaus.

 Duke bërë një paraqitje të zhvillimeve politike në vend, Kryetarja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit plotësuan standardet e OSBE-së.

Sipas saj, për herë të parë Shqipëria po qeveriset nga një koalicion i zgjeruar mes partive të djathta dhe atyre të majta, e angazhuar për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti çek shprehu ndër të tjera vlerësimet për resurset e shumta që Shqipëria ka në energjetikë, turizëm e në fusha të tjera gjë që paraqet interes për investitorët.

KOMENTE