English

Kuvendi i Shqipërisë, Topalli u kërkon komisioneve përfundimin e shqyrtimit të pr/ligjeve

 Tiranë, 5 tetor NOA-Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet të hënën pasdite me kërkesën e kryetares së kuvendit për intensifikim të punës në komisionet parlamentare.

Sipas Topallit, këto tre ditë duhet të jenë punë intensive nga deputetët anëtarë të komisioneve me qëllim me qëllim që në seancën e së enjtes të miratohen disa projektligje të rëndësishme.

Edhe në punimet e seancës së sotme nuk marrin pjesë deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të cilët vijojnë të bojkotojnë punimet e Kuvendit.
KOMENTE