Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria dështoi në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me heqjen e vizave
English

PS: Qeveria dështoi në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me heqjen e vizave

Tiranë, 5 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka kërkuar nga qeveria t'i lirë shpifjet ndaj opozitës dhe të përqendrohet në detyrimet e veta.

"Partia Socialiste shpreh vlerësimin e saj për qëndrimin inkurajues të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimet e këtyre ditëve ndërmjet institucioneve të BE-së, përkatësisht Komisionit Evropian, Këshillit dhe Parlamentit Evropian po evidentojnë edhe një herë tjetër para opinionit publik faktin se qeveria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me heqjen e regjimit të vizave, duke dëshmuar për fat të keq se Shqipëria do të jetë vendi i fundit në rajon që do të mund të përfitojë nga heqja e regjimit të vizave" tha Bushati.

Sipas tij, qeveria nuk mund të fshehë dështimet e saj para shqiptarëve, duke u përqendruar në retorikë, duke akuzuar opozitën padrejtësisht pasi beteja PS-së për votën dhe protestat popullore në mbrojte të saj janë një vlerë e shtuar për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendit.

"Qeveria vazhdon me papërgjegjshmërinë e saj duke i dhënë shumë pak shpjegime opinionit publik për ketë proces dhe ç'është më e keqja duke shpresuar në një vendim pozitiv që mund të vijë nga qielli dhe jo nga përmbushja e standardeve.

Nga vlerësimi që i kemi bërë përmbushjes së reformave në bllokun e dytë të Udhërrëfyesit të Liberalizimit të Vizave që përfshin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe të ripranimit, rezulton se asnjë nga masat e parashikuara për t'u zbatuar gjatë muajit shtator sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë Qeveria në korrik të këtij viti nuk është realizuar" tha më tej Bushati.

"Për të dalë nga kjo situatë e papranueshme që rëndon në radhë të parë mbi qytetarët shqiptarë, PS i kërkon qeverisë që të miratojë sa më shpejt Strategjinë e përditësuar dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve; të sigurojë bashkëpunimin e agjencive që operojnë në kufi, të tilla si shërbimi doganor, policor dhe kontrolli sanitar e fitosanitar, të sigurojë zbatimin e programit antikorrupsion për Policinë e Kufirit dhe Migracionit, të krijojë Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, të intensifikojë instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar" përfundoi socialisti.

k.k/NOA

Â

KOMENTE