Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Berisha ironizon Ramën: Nuk është mirë t'ia lëmë meritën vetëm njërës palë
English

Vizat, Berisha ironizon Ramën: Nuk është mirë t'ia lëmë meritën vetëm njërës palë

Tiranë, 5 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të paraqitet në Kuvend, por nga ana e saj PS ka lëshuar sërish sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës njofton Berishën se do të kthehet në Parlament vetëm nëse nuk pengon hapjen e kutive.

Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për t'i bërë thirrje PS-së të marrë pjesë në Kuvend duke lënë mënjanë mëritë.

Madje veç apelit për të marrë pjesë në Kuvend, Berisha nuk hezitojë t'i bëtë edhe disa premtime opozitës si ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo edhe se do të dëgjonte me çdo kusht zërin e socialistëve në Parlament.

"Ftoj opozitën të japë kontribut në parlament për reformat. E garantoj se zëri i saj do dëgjohet madje në përmirësimet e kodit ne bazë te sugjerimeve të OSBE, opozita do të ketë rol vendimtar", deklaroi sot Berisha. Më tej Berisha "kërcënon" të majtën se po humbet meritat që i takojnë në çështjen e liberalizimit të vizave pasi nëse ata nuk marrin pjesë kjo e drejtë ju mohohet dhe merita i kalon mazhorancës.

 "E ftoj të tregojë me pranin e saj se e mbështet liberalizimin e se nuk është kundër këtij procesi.

Ne do ta realizojmë çdo reformë, por nuk është mire t'ia lëmë meritën vetëm njërës palë", tha Berisha gjatë mbledhjes me vartësit e tij. k.k/NOA

KOMENTE