Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon Sejdiun: Shteti shqiptar siguron Kosovën për një mbështetje të fuqishme
English

Berisha takon Sejdiun: Shteti shqiptar siguron Kosovën për një mbështetje të fuqishme

Prishtinë, 6 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me presidentin, Fatmir Sejdiu dhe kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.

"Është e veçantë që pikërisht në këtë kohë të zhvillimeve kaq të bujshme, kryeministri Sali Berisha dhe Shteti Shqiptar e siguron Kosovën për një mbështetje të fuqishme edhe për procese të rëndësishme.

Për ne është historike momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është i edhe veprimet e shpejta racionale të ecjes së Shqipërisë drejt BE-së" u shpreh presidenti Sejdiu gjatë konferencës për shtyp.

Ndërkohë që Sejdiu u shpreh se për herë të parë Kosova do të menaxhojë zgjedhjet në nivel lokal.

"Është irracional qëndrimi i Beogradit, i cili bën thirrje për të penguar serbët të japin votën e tyre", theksoi Sejdiu.

Ndërsa deklarata e Sejdiut është mbështetur edhe nga kryeministri Berisha i cili tha se "Është në interes të pakicës serbe që të zgjedhe përfaqësuesit e vet vendore, duke vendosur standarde të reja. Shpresoj që kjo çështje të mos bëhet problem ndërpartiak politik në Beograd".

Ndërkaq Berisha e quajti fat praninë e EULEX në Kosovë, ndërsa shtoi se diplomacia Shqiptare do të bëjë thirrje ta vazhdueshme shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për tu radhitur në listën e gjatë që dhanë OK-ein.

k.k/NOA

KOMENTE