English

Biznesmeni denoncon vjedhjen e pistoletës, policia: Arma u vodh dhe u shit nga djali i tij

Tiranë, 6 tetor NOA - I duheshin një sasi parash dhe për t'i përfituar ato vendosi të shesë pistoletën e babait pa e ditur se kjo gjë do t'i kushtonte prangat.

Andi Durbaku kishte mundur të merrte pistoletën e babait të tij i cili punonte si administrator në firmën SHRSF Arsi, Sh.p.k, dhe ta shiste.

Menjëherë pasi konstatoi mungesën e armës të cilën e mbante me leje, babai i të riut kreu denoncim në komisariatin e policisë nr.3, në Tiranë.

Burime nga policia thanë se pas këqyrjes së vendit ku ishte marrë pistoleta rezultoi se nuk kishte shenja të personave të huaj gjë e cila çoi policinë te djali i denoncuesit.

Andi Durbaku u mor në pyetje dhe më pas u ndalua nga policia pasi dyshohet se ka marrë pistoletën e të atit dhe e ka shitur.

Sipas policisë i riu ia ka shitur pistoletën një personi nga Durrësi ende të paidentifikuar.

Durbaku u ndalu pasi akuzohet për veprat penale të "Vjedhjes" dhe të ‘Trafikimit të armëve e municionit".

k.k/NOA

Â
KOMENTE