Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falsifikuan, Aktin e Kolaudimit për të përfunduar një pallat, hetohen dy inxhinierë
English

Falsifikuan, Aktin e Kolaudimit për të përfunduar një pallat, hetohen dy inxhinierë

Tiranë, 6 tetor NOA - Antikrimi ekonomik-financiar ka ekzekutuar sot urdhrin e gjykatës së Tiranës për të mbajtur nën vëzhgim në arrest shtëpie një inxhinier ndërtimi i cili akuzohet për "falsifikim të dokumenteve".

 "Oficerët e Seksionit Kundër Korrupsionit pranë Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kulla", ekzekutuan sot vendimet penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve" dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda" thuhej në deklaratën e Policisë së Tiranës lëshuar pasditen e sotme.

Sipas policisë Gjykata e Tiranës ka vendosur më datë 30 shtator të këtij viti masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve" në ngarkim të 57-vjeçarit Leonard Gjergji, lindur e banues në Tiranë, me profesion Inxhinier ndërtimi. Po sot u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me "Garanci pasurore" në shumën prej 2.500.000 lekësh, për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim" dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda" në ngarkim të 56-vjeçarit Pëllumb Çela, lindur e banues në Tiranë, me profesion Inxhinier, administrator pranë një kompanie private. Burime nga policia thanë se në bazë të një hetimi si dhe nga tërësia e akteve të administruara nga seksioni Kundër Korrupsionit, ka rezultuar se në vitin 2007 inxhinieri Pellumb Çela në bashkëpunim me inxhinierin e ndërtimit Leonard Gjergji dyshohen se kanë falsifikuar për qëllime përfitimi, Aktin e Kolaudimit për të përfunduar pallatin Nr.31 e ndodhur në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjorë të personave të tjerë të implikuar. k.k./NOA

Â

KOMENTE