English

Meta takon homologun spanjoll, merr mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

 Tiranë, 6 tetor NOA-Zv.kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun spanjoll Ministrin Miguel Angel Moratinos.

Ministri Moratinos, në emër të presidencës së radhës spanjolle të Bashkimit Evropian, shprehu mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave.

Në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe aplikimin e Shqipërisë, ministri Moratinos shprehu mbështetjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave.

Ministri spanjoll u shpreh se ‘kjo është një çështje e karakterit teknik, për të cilën Shqipëria do të ketë mbështetjen dhe asistencën e Spanjës në përmbushjen e detyrimeve që ky proces mbart'.

Meta theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për ‘përmbushjen në kohë së më të shpejtë të gjitha detyrimeve duke shënuar progres jo vetëm në prodhimin dhe pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike, por edhe në drejtim të menaxhimit të integruar të kufijve, të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit dhe reforma në sistemin e drejtësisë'.

KOMENTE