Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i diplomatëve të lartë të rajonit në Budapest, Meta takon homologun serb Jeremiç
English

Takimi i diplomatëve të lartë të rajonit në Budapest, Meta takon homologun serb Jeremiç

Budapest, 6 tetor NOA-Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit në Budapest dedikuar Ballkanit Perëndimor, Ministri i Punëve të Jashtme Ilir META zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

Meta dhe Jeremiç ranë dakord për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe si një domosdoshmëri për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në drejtime të tjera.

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë u vlerësua nga dy homologët si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Meta u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, është një e ardhme e sigurt evropiane si për të gjithë rajonin tonë.

Ministri Jeremiç ftoi Ministrin Meta për një vizitë zyrtare në Beograd, e cila u pranua me kënaqësi nga Meta.

KOMENTE