Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/kreu i KLD, Spahiu: Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar
English

Zv/kreu i KLD, Spahiu: Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar

Tiranë, 6 tetor, NOA - Drejtësia e vonuar është një drejtësi e munguar. Me një deklaratë të tillë, zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, u është drejtuar krerëve të sistemit gjyqësor në vendin tonë gjatë një mbledhje të posaçme e cila ka patur si objekt kryesor riorganizmin e pushtetit gjyqësor në vendin tonë.

"Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar. Ka ardhur koha që të zbatohet ky parim. Nëse një çështje zgjat 10 vjet, ajo nuk ka vlerë. Ndërsa një çështje e shpejtuar bën që të vlerësohet më mirë puna e policisë gjyqësore dhe gjykatave në tërësi", ka thënë ndër të tjera Spahiu.

Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje para krerëve të gjykatave të rretheve dhe atyre të apelit faktin e problematikave që ndeshen ende në proceset gjyqësore, por që për të cilat ata kanë detyrën e paraqitjes së propozimeve në mënyrë që të ndryshohen.

"Jemi informuar për problematikat që kanë ngritur gjyqtarët, si ajo e mungesës së të pandehurve në proces përshembull, por ne duhet të kemi aftësinë që të dalim me propozime konkrete për amendime të ndryshme", është shprehur numri dy i KLD-së lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, diskutimi apelues dhe kritik i tij ka patur si pika kryesore të tij edhe atë të problematikës së kriminalitetit të shtuar në vend, i cili shoqërohet në këtë mënyrë edhe me rritjen e përgjegjësisë dhe punës së gjyqtarëve, por edhe atë të rëndësisë së raportimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE