Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës
English

Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës

INTERVISTA/ "Ende nuk kemi marrë një vendim për zgjedhjet e datës 15 nëntor, por besoj që logjika e gjërave na çon drejt një vendimi që nuk ma ha mendja se ka shumë vend për diskutim"

PS, ditën e shtunë nis protestën. Pse u zgjodh kjo formë?

28 qershori ishte një dite, e cila duhet të ndërronte faqen e historisë. Populli shqiptar votoi për ta ndërruar faqen e historisë. Por për fat të keq të vendit dhe të njerëzve historia u përsërit, dhe jo vetëm nga kutia e votimit nuk doli rezultati i vullnetit të popullit, por ne patëm një palë zgjedhje jashtë standardeve pas një procesi historik ku u bë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe ku i dhamë jetë një konsensusi për reforma që duhet ta çlironin Shqipërinë nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara, të manipuluara të kontestuara. Në këto kushte ne kërkuam në bazë të ligjit garancinë fundore që me ligj garantonte mbrojtjen e çdo vote, hapjen e kutive. Kutitë nuk u hapën. Me dhunën e shumicës në mënyrë të paligjshme ne na u mohua e drejta ligjore e demokratike për hapjen e kutive dhe njëkohësisht shqiptarëve ju mohua e drejta sovrane për të parë në dritën e diellit votën e tyre. Ne vendosëm të mos hyjmë në Parlament. Ne vendosëm që këtij parlamenti të lindur nga një proces i deformuar si një produkt pa legjitimitet të plotë t'i qëndrojmë si një forcë e vetëdijshme për misionin e saj që është në radhë të parë mbrojtja e lirive dhe të drejtave kushtetuese në një vend evropian, në një vend që është anëtar i NATO-s në një vend që po troket në BE dhe vendosëm një sërë kushtesh që nuk janë kushtet e një pale për një palë tjetër, që nuk kanë të bëjnë me interesat e një pale në dëm të një pale tjetër, por janë kushte të domosdoshme për të bërë transparencën e një procesi kaq shumë të deformuar dhe të konstatuar dhe për të kthyer normalitetin. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e pushtetit në tavolinë dhe aq më tepër ne nuk synojmë që nga hapja e kutive mandatet e dhëna përmes një procedure legale të ndryshojnë destinacion, por ne kemi detyrimin historik që t'i japim fund një historie zgjedhjesh të papranueshme dhe të bëjmë transparencën e zgjedhjeve të shkuara, për të mos lejuar që zgjedhjet që vijnë dhe ato që vijnë dhe ato pas tyre dhe të tjerat akoma të jenë njësoj si këto dhe për të mos lejuar që projekti i patolerueshëm i Sali Berishës së bashku me Ilir Metën, Fatos Nanon e kompaninë e tyre për hir të oborreve të tyre familjare e klanore ta kthejnë Shqipërinë në një skemë të mbyllur ku pavarësisht se si voton populli është pushteti që në fund numëron dhe fiton. Kjo është arsyeja pse ne sot jemi më të vendosur se kurrë dhe pse mos hyrja në parlament është vetëm një hap, por jo e gjithë rruga jonë për t'i qëndruar përballë këtij pushteti të korruptuar e korruptues, për t'i qëndruar përballë këtij parlamenti me legjitimitet të cënuar rëndë që nuk pranon të legjitimohet plotësisht duke bërë hetimin e atyre zgjedhjeve në mënyrë të pavarur dhe jo nën diktatin e Sali Berishës, për t'i qëndruar përballë kësaj qeverie që është produkti më i shpifur i një historie tranzicion ku kemi parë shumëçka po asnjëherë nuk kemi parë kaq të prekshme shëmbëlltyrën e një politike të vjetër ku ka bashkuar në një qeveri manipulimin, korrupsionin e të gjitha formave bashkë me atë elektorale dhe mashtrimin publik që u mëshirua në trafikimin e 83 mijë zemrave që rrahën fort në 28 qershor për largimin nga pushteti të Sali Berishës për shkak se ju tha se vota për Ilir Metën e LSI-në tij ishte vota që e garantonte këtë largim.

Ju kërkoni hapjen e kutive, ndërkohë që në emër të kodit po përgatitet asgjësimi i fletëve të votimit. Çfarë apeli keni për kreun e qeverisë Sali Berisha?

Pikë së pari ky është një provokim i hapur dhe një rëndim i barrës që tanimë rëndon çdo ditë e më shumë në radhë të parë mbi supet e Sali Berishës e pastaj pushtetit të tij dhe së dyti Kodi nuk parasheh asnjë afat për çështjen e kutive. Ndërkohë që çështja e kutive është një çështje kaq qendrore e politikës dhe është e domosdoshme që Sali Berisha të kuptojë se do të jetë e keqja e tij dhe padyshim e atij ushtarit fanatik që ka në krye të KQZ në rast se prek kutitë e votimit, të cilat janë objekti i prekshëm i të gjithë kërkesës sonë për transparencë mbi zgjedhjet. Sigurisht që një pushtet i lindur nga deformimi i vullnetit të popullit, historia tregon që nuk është një pushtet që sundohet nga arsyeja, nga forca e arsyes, por është një pushtet që udhëhiqet nga arsyeja e forcës. Sigurisht që unë nuk e uroj këtë për askënd dhe sigurisht në radhë të parë nuk e uroj në radhë të parë për vetë Sali Berishën, i cili ka interes t'i hapë rrugë procesit të hetimit të pavarur prej tij për zgjedhjet e 28 qershorit, t'i hapë rrugë opozitës pa u fshehur pas gishtit kur gishti tregon hënën, pa treguar përralla bajate dhe të pangrënshëm për këtë popull që është shumë më inteligjent nga ç'e mendon dhe trajton Sali Berisha duke thënë se opozita po pengon liberalizimin e vizave, gjë që është përgjegjësi e tij dhe është ai që duhet të japë llogari para shqiptarëve se përse Serbia, pse Mali i Zi, pse Maqedonia hynë në program dhe Shqipëria jo dhe pa vazhduar të broçkullisë për gjoja ligjshmërinë e kërkesave tona, sepse ne i jemi drejtuar Parlamentit dhe ai është vendi ku bëhen ligjet dhe nuk ka asnjë ligj që e pengon Parlamentin të bëjë një ligj për hetimin e zgjedhjeve dhe për hapjen e kutive. Ne nuk po kërkojmë ta kthejmë Parlamentin në një shkallë tjetër gjykimi dhe ne nuk presim dhe nuk synojmë që nga gjykimi i Parlamentit të ndryshojë automatikisht pushteti, por ne kërkojmë që Parlamenti të bëjë një ligj për të hapur kutitë, për të hetuar të gjithë mekanizmat që çuan në deformimin e 28 qershorit duke bërë kështu transparencën para popullit të të gjithë asaj që ka në kuti e pastaj të gjitha pasojat janë nga njëra anë politike dhe nga ana tjetër janë të lidhura me domosdoshmërinë për të përmirësuar të gjitha hallkat e procesit zgjedhor duke filluar nga vendosja në themele të tij të kushtit të transparencës. Të gjithë duhet ta dinë se nuk duhet të luajnë më me votat, nuk mund të luajnë më me materialet zgjedhore, nuk mund të luajnë më me procesverbalet, nuk mund të falsifikohen rezultatet duke i mbushur kutitë sipas qejfit, siç ka ndodhur në shumë anë të vendit dhe as duke firmosur procesverbale false përmes influencës së korrupsionin elektoral sepse në fund të ditës kutitë hapen dhe të gjithë atyre që thonë që ne premtuam mbrojtjen e votës dhe nuk e bëmë, unë u them jo. Ne e bëmë gjithçka kishim në dorë ta bënim për mbrojtjen e votës dhe vendosëm një garanci fundore në ligj që është që çdo kuti e kontestuar me kërkesën e një pakice absolute në KQZ hapet. Ajo që ka ndodhur është se Sali Berisha ka bërë grusht të mirëfilltë shteti duke e shkelur ligjin zgjedhor, duke mos lejuar hapjen e kutive sipas ligjit, duke penguar transparencën, duke marrë peng kutitë bashkë me të vërtetën dhe duke kërkuar që t'i sundojë shqiptarët përmes një pushteti që është i paligjshëm në rast se ka lindur nga shkelja e ligjit dhe që sot ka një legjitimitet të cunguar për sa kohë ka akoma shans që ti hapë rrugë transparencës dhe kështu të fitojë atë legjitimitet që i takon.

Zoti Rama ju sapo e sqaruat, por ku ishte Partia Socialiste, komisionerët e saj, ditën kur sipas jush vidheshin votat e së majtës?

Këtu ka një keqkuptim të madh. Kur ne kemi premtuar mbrojtjen e çdo vote nuk kemi patur parasysh marrjen e pushkëve për të mbrojtur votat. Kemi patur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin dhe garancinë e vendosur në ligj dhe të votuar me një shumicë si asnjëherë më parë me votën që u dha për Kodin Zgjedhor ku thuhet e zeza mbi të bardhë se çdo kuti e kontestuar me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së hapet. Dhe hapja e kutive është garanci fundore për çdo votë që mund të preket, për çdo votë që mund të tjetërsohet, për çdo rezultat që mund të deformonte, për çdo procesverbal të falsifikuar e kështu me radhë. Njëkohësisht është edhe hapja e një kapitulli të ri, ku asnjë komisioner i çfarëdo force qoftë nuk mund të guxojë më që të hedhë një firmë false, para të hedhë një firmë të tijën, duke falsifikuar rezultatin e votimit.

Vetëm dje, ka qenë deklarata e fundit e Presidentit Topi lidhur me reformat, ndërkohë që nga ana tjetër edhe kryeministri Berisha fajëson opozitën se po pengon reformat me bojkotin e saj, konkretisht reformën në drejtësi, duke u nisur edhe nga deklaratat e fundit të ndërkombëtarëve?

Kryeministri Berisha është në fakt pengesa e të gjitha atyre gjërave që shqiptarët me të drejtën e Zotit dhe me të drejtën që u jep vetë përpjekja e tyre e përditshme që kërkojnë t'i realizojnë dhe nuk i realizojnë dot, jo për shkak se janë të paaftë për të jetuar në një vend të lira e demokratike të mirëqenë, por për shkak se në krye kanë një njeri i cili mendon vetëm për shtëpinë e tij, për oborrin e tij dhe për të gjitha ato kanale që e lidhin këtë oborr me vendin në funksion të oborrit dhe jo të vendit. Kështu që të gjithë atyre që kryeministri thotë për opozitën dhe për gjoja pengesën që opozita po sjell në proceset e modernizimit të mëtejshëm të vendit, unë i përgjigjem me fjalinë e thjeshtë: opozita e tregoi veten atëherë kur duhej, duke hapur një proces konsensusi për reformat e mëdha dhe duke mundësuar kështu disa hapa që u duartrokitën nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe po e tregon veten sot kur duhet duke i thënë ndal Sali Berishës, ndal këtij pushteti, ndal këtij parlamenti, ndal kësaj force të verbër që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një sulltanat, sepse Shqipëria nuk mund të bëhet as sulltanat dhe as një ish-republikë sovjetike ku një klan, një familje një njeri sundojnë mbi të tjerët duke manipuluar, deformuar dhe dëmtuar vullnetin e gjithë të tjerëve. Kurse Presidentit Topi unë i kujtoj që ende nuk i ka dhënë përgjigje dhe nuk ka reaguar ndaj një letre të drejtuar në adresë të tij ku është ngritur shqetësimi për kthimin e burgjeve në seksione të fushatës së Partisë Demokratike dhe për lirimin e një sërë njerëzish të rrezikshmërisë së lartë jashtë ligjit, për t'i bërë pjesë e kësaj fushate duke kërcënuar familje, fise dhe grupe të opozitës veçanërisht në zonat rurale se do të përballeshin me ta para me kriminelët nëse do të shkonin për votim. Këtë presim ende sot nga Presidenti dhe shpresoj që ai të njihet me përsëritjen e kësaj kërkese.

A do të merrni pjesë në zgjedhjet vendore të datës 15 nëntor?

Ende nuk kemi marrë një vendim për këtë, por besoj që logjika e gjërave na çon drejt një vendimi që nuk ma ha mendja se ka shumë vend për diskutim.

(*) Marrë nga Tv News24

KOMENTE