Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondacioni Vodafone Albania sërish në mbështetje të Lojërave Olimpike Speciale
English

Fondacioni Vodafone Albania sërish në mbështetje të Lojërave Olimpike Speciale

Tiranë, 7 Tetor NOA - Fondacioni Vodafone Albania mbështet për të dytin vit radhazi Lojërat Olimpike Speciale të cilat do të zhvillohen në Tiranë prej datës 8 deri 10 tetor 2009.

Në lojërat e sivjetshme do të marrin pjesë 250 atletë të rinj nga 9 rrethe të vendit të cilët do t'i bashkohen rreth 2.000.000 atletëve të tjerë që janë pjesë e kësaj iniciative olimpike globale.

Qëllimi i Lojërave Olimpike Speciale është thyerja e pengesave ndërmjet individëve me dhe pa aftësi speciale, përmes integrimit të tyre në aktivitete të përbashkëta sportive.

Gjatë dy viteve të fundit, Fondacioni Vodafone Albania ka punuar me kujdes të veçantë për personat me aftësi speciale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me organizata dhe institucione të tjera si Olimpiku Special Shqiptar, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Sociale "Don Bosco", si dhe një rrjet i gjerë vullnetarësh, bashkëpunëtorësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

Në ditën e parë të Lojërave Olimpike Speciale, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të përshëndesë të gjithë pjesëmarrësit dhe do të shpallë fillimin të lojërave përmes ndezjes simbolike të Flakës Olimpike e cila do të nisë rrugëtimin e saj prej Presidencës, për të vijuar përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Mbajtësit e flakës olimpike do të bëjnë një ndalesë përballe selisë së Këshillit të Ministrave ku do të përshëndeten nga Kryeministri i Republikës Prof. Dr. Sali Berisha, dhe një tjetër ndalesë përballë Bashkisë së kryeqytetit ku do të përshëndeten nga Kryetari i Bashkise së Tiranës, Edi Rama.

Në fund të "shtegtimit" të saj, flaka olimpike do të mbërrijë pranë Qendrës Sociale "Don Bosco" ku do të fillojnë garat.

Lojërat Olimpike Speciale këtë vit përfshijnë 6 disiplina sportive: basketboll, futboll, atletikë, ping-pong, bowling dhe not.

Sot, në pasditen e parë të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen me lojërat dhe programin festiv, falë mbështetjes së një numri të madh vullnetarësh nga Korpusi i Paqes në Shqipëri (Peace Corps Albania), animatorëve socialë të Qendrës Sociale "Don Bosco", pjesëmarrësve të programit të Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Kryqi i Kuq Shqiptar, si dhe punonjës të Vodafone Albania.

Fondacioni Vodafone Albania tha se "i fton të gjithë të bashkohen dhe të mbështesin lëvizjen e Olimpikut Special nën moton "Sporti nuk njeh barriera".

e.r/NOAÂ

KOMENTE