Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INSIG, pas zvarritjesh dhe papërgjegjshmërie shtetërore, tani një shitje e pamundur
English

INSIG, pas zvarritjesh dhe papërgjegjshmërie shtetërore, tani një shitje e pamundur

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 7 Tetor NOA - Pas dështimit të radhës të privatizimit të kompanisë së sigurimeve INSIG, Ministria e Financave i kërkon parlamentit të ndryshojë skemën e shitjes.

Qeveria ka vendosur këtë radhë pas zvarritjesh e ndryshimesh pa fund, të privatizojë 100 për qind të aksioneve. Por kësaj radhe në formulën e shitjes është lënë e hapur mundësia që blerësi të jetë edhe biznes vendas, me eksperiencë në fushën e sigurimeve.

Linda Rusmaili, Drejtore Juridike në Ministrinë e Financave shpjegon se qeveria kërkon të shesë 100% aksionet, por në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë për pjesën që do të mbetet pa u shitur do të dalë një ofertë publike brenda tre vitesh.

Pak para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit qeveria nxitoi të shpallte fituesin e tenderit për shitjen e INSIG-ut.

Një kompani amerikane ofroi 25 milionë euro për 61 % të aksioneve, e cila shumë shpejt u tërhoq nga gara duke anuluar tenderin.

Aksionerë të INSIG ishin edhe Korporata Financiare Ndërkombëtare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të cilat hoqën dorë nga pronësia prej 39 % e aksioneve.

Aktualisht INSIG është një kompani 100% shtetërore e cila kontrollon rreth 16 % të tregut të sigurimeve kur vetëm pak vite më parë ishte lider absolut, por me menaxhimin e keq që i shërbente kompanive të tjera, ia "dhuroi" atyre klientët.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE