Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontestimi i zgjedhjeve, Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës
English

Kontestimi i zgjedhjeve, Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës

Barcelonë, 7 tetor NOA-Internacionalja Socialiste ka shprehur mbështetjen e saj për qëndrimin e opozitës në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit.

Në mbledhjen e Komitetit të Internacionales për Mesdheun  mori pjesë dhe një delegacion i PS i drejtuar nga deputeti Taulant Balla.

Balla prezantoi raportin e Partisë Socialiste dhe qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë.

Me propozim të presidencës së Internacionales, Komiteti vlerësoi se kërkesat e PS duhet të pranohen për parregullsitë që mendohet se kanë pasur zgjedhjet.

Gjithashtu në deklaratën e Barcelonës, organizata e partive socialiste në mbarë botën, ka theksuar angazhimin e përbashkët të partive socialiste dhe socialdemokrate për të luftuar korrupsionin politik që siç theksohet në deklaratë: "shfaq mungesë respekti për financat publike, lirinë e shprehjes dhe interesat e përbashkëta themelore".

Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Jorgo Papandreu, është Presidenti i Internacionales Socialiste.

Â

Â

Â

KOMENTE