English

Policia shpjegon rrethanat e shpërthimit në hotelin e Golemit

Tiranë, 7 tetor, NOA - Policia përmes një komunikate për shtyp, ka shpjeguar të gjitha rrethanat dhe faktet e mbledhura deri tani lidhur me shpërthimin që ndodhi në hotelin "Elesio" të Golemit mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave policore, ai ka ndodhur në hotelin "Elesio", në vendin e quajtur "Pika e Butit" në Golem të Kavajës, ku për pasojë janë shembur muret e brendshme të katit të II të këtij hoteli, në të cilat po flinin nxënës të ardhur nga Kosova për ekskursion në Shqipëri.

"Në këtë hotel po flinin rreth 50 nxënës, ku janë dëmtuar lehtësisht vetëm dy prej tyre dhe janë shtruar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën nxënësit Shkurte Matoshi dhe Sabah Fetahu, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç", thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Ndër të tjera, thuhet se në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të Kavajës, si edhe ekspertë kriminalist nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe  ekspertë antieksplozivë të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

"Paraprakisht nga grupi hetimor në vendngjarje, mendohet që shkak i shpërthimit në dhomat e brendshme të hotelit, është shpërthimi i një bolieri në një nga tualetet e katit të dytë të hotelit. Konkluzionet përfundimtare, do të nxirren pas kryerjes së ekspertimeve të tjera", përfundon deklarata e policisë lidhur me këtë ngjarje.

n.e/NOA

Â

KOMENTE