Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ristani: Do të asgjësohen materialet e kutive të 28 qershorit, duhen për zgjedhjet lokale
English

Ristani: Do të asgjësohen materialet e kutive të 28 qershorit, duhen për zgjedhjet lokale

Tiranë, 7 tetor NOA - Deklaratave të njëpasnjëshme të kreut të PS-së, Edi Rama, për hapjen e kutive dhe për mos prekjen e tyre, i ka kthyer një përgjigje publike sot Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani sipas të cilit Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, parashikon djegien e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e fundit.

Ky asgjësim bëhet për faktin që kutitë të jenë gati për zgjedhjet e pjesshme vendore dhe për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale.

Kreu i PS-së Edi Rama, tha se kutitë e votimit të 28 qershorit nuk duhet të preken pasi kështu zhduken provat e manipulimeve, por për kreun kreu i KQZ-së Arben Ristani një gjë të tillë e parashikon Kodi Zgjedhor.

Ai theksoi se asgjësohen materialet zgjedhore pas certifikimit të rezultatit dhe në përfundim të fazës së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor.

"Asgjësimi i materialeve zgjedhore është një procedurë që parashikohet në Kod, kjo bëhet me vendim zyrtar sipas nevojave. Kutitë duhet të jenë bosh për zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhjet e përgjithshme lokale. Në rast se do na duhen kutitë e 28 Qershorit sigurisht që do ti përdorim. Ligji nuk zbatohet njëherë nga e majta njëherë nga e djathta",deklaroi sot kreu i KQZ-së Arben Ristani.

k.k/NOA

Â

KOMENTE