English

Sot dita e dytë e Berishës në Kosovë, takime me praninë ndërkombëtare

Prishtinë, 7 tetor, NOA - Dita e sotme përkon me atë të vijëmësisë së vizitës së kryeministrit Berisha në Prishtinë, në kuadrin e turit dy ditor që ai ka ndërmarrë në shtetin fqinj.

Ndërsa ditën e parë të vizitës ai ua kushtoi takimeve me përfaqësuesit e lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës, si kryeministri Thaçi, presidenti Sejdiu apo kryeparlamentari Krasniqi, ditën e sotme kryeministri shqiptar do të zhvillojë takime me përfaqësues të pranisë së lartë ndërkombëtare në Kosovë.

Kështu, axhenda e tij përcakton ditën e sotme një takim në orën 10.45 me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Pieter Feith dhe 45 minuta të tjera, një takim me Komandantin e KFOR-it, gjeneral Lejtnant Markus Bentler.

Por sot parashikohet edhe një takim i Berishës me kryetarin e komunës Prizren, ku do të marrë titullin "Qytetar Nderi" i Prizrenit.

Këtu, Berisha do të bëjë një shëtitje të lirë nga komuna dhe deri te shatërvani i Prizrenit dhe më pas do të marrë pjesë në një drekë të shtruar nga kryetari i komunës Prizren.

Mbyllja e vizitës bëhet me vizitën surprizë te Bjeshkët e Nëmuna në Prevallë dhe menjëherë më pas, Berisha do të nisë rrugën për në Tiranë, përmes autostradës së re.

n.e/NOA

KOMENTE