Tiranë, 7 tetor NOA - Një 25-vjeçare ka denoncuar në polici një djalë i cili me dhunë i ka hyrë në makinë duke e përplasur më pas në një shtyllë.
Ngjarja e cila dyshohet se e ka zanafillën në një zënkë mes dy të rinjve la ndodhur në rrugën "Bardhyl" në Tiranë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 25-vjeçarja D. Bulku ka qenë duke udhëtuar në rrugën "Bardhyl" ditën e djeshme kur në mjetin e saj tip "Volzvagen"me targë CT 350 ZZ, Â ka hyrë shtetasi Gentian Muçaj dhe e ka përplasur me dashje në një shtyllë dhe është larguar.
Ajo ka denoncuar në polici të riun i cili është shpallur në kërkim për veprën penale të "shkatrrimi i pronës".
k.k/NOA