Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botuesit shqiptarë ndalohen në doganën maqedonase të kalojnë librat për panair
English

Botuesit shqiptarë ndalohen në doganën maqedonase të kalojnë librat për panair

Tetovë, 8 tetor, NOA - Librat shqip janë ndaluar edhe mëngjesit e sotëm, sikundër gjatë gjithë ditës së djeshme të kalojnë doganën maqedonase, për të mundur më pas të prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Librit që po mbahet në Tetovë.

Autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë sërish kanë bllokuar hyrjen e librit shqip në Maqedoni.

Botuesit shqiptarë në orët e sotme të mëngjesit janë ndaluar në këtë vendkalim kufitar, duke u bërë me dije që të kthejnë librat e tyre në Tiranë, me arsyetimin se nuk plotësojnë procedurat e kërkuara doganore.

Lidhur me një fakt të tillë, botuesi i "Toena"-s, Fatmir Toçi është shprehur për mediat se kjo është një gjendje e papranueshme.

"Ka një ditë që është hapur panairi i Tetovës dhe në të nuk gjen as edhe një libër të vetëm shqip, për arsye se na kanë ndaluarnë kufi kalimin e tij", mësohet të jetë shprehur Toçi lidhur me një fakt të tillë.

Dështimi i botuesve shqiptarë për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtarë të Librit në Tetovë, ka qenë shqetësim i radhës për botuesit shqiptarë. Ata megjithatë pas kësaj goditje nuk janë rikthyer për Tiranë, por kanë qëndruar në afërsi të pikës kufitare, për të sqaruar rastin dhe për të kërkuar ndihmë nga ana e autoriteteve doganore të Maqedonisë dhe funksionarët shtetërorë shqiptarë në Shkup.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE