Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, enciklopedia doli nga tregu si botim, por shitet e regjistruar në disqe
English

Maqedoni, enciklopedia doli nga tregu si botim, por shitet e regjistruar në disqe

Shkup, 8 tetor, NOA - Me të madhe po shpërndahet dhe shitet "Enciklopedia Maqedonase" dhe se ajo është bërë materiali më i kërkuar dhe më i preferuar tek qarqet intelektuale, studentët dhe nxënësit maqedonas, të cilët janë bërë kureshtarë dhe duan ta kenë këtë vepër kontraverse, e përmbledhur me shumë të dhëna dhe pohime fyese dhe shpifëse për shqiptarët.

Agjencia e lajmeve INA ka blerë një nga kopjet e materialit në DVD, për vetëm 50 denarë ku tërësisht është "Enciklopedia Maqedonase". Lidhur me këtë, sekretariati për informim dhe teknik i Akademisë në prononcimin për agjencinë e lajmeve INA ka theksuar se ka informacione për këtë, por theksojnë se për këtë vepër kriminale piraterie kanë lajmëruar organet përkatëse të MPB-së. "Po shqyrtojmë veprimin se si ka dalë kjo vepër nga ASHAM dhe megjithatë duhet të kërkohet përgjegjësi për brenda. Por, kjo është çështje e organeve më të larta akademike. Përveç kësaj si sekretari kemi reaguar tek organet përkatëse të MPB-së për vjedhjen e këtij materiale dhe shpërndarjen në tregun e zi. Me këtë shkilen të drejtat e autorit", kanë theksuar nga shërbimi për informim, duke mos dhënë emrat asnjë nga punonjëset. Një nga shitësit e disqeve pirate në sheshin "Maqedonia" thekson se ka arritur që ta marrë nga disa miq të tij kopjen e DVD-së, që më pas e ka shumëzuar.

"Po shkon mirë dhe shumë e kërkojnë. Ka edhe nga të huajt që e blejnë pasi që e shohin që është e shkruar se ka përmbajtjen e enciklopedisë. E kërkojnë të gjithë dhe jemi të habitur se si për herë të parë këso disqe kërkohen, para shumë filmave të ri që i ofrojmë", thekson shitësi i disqeve piraterie, i cili thekson se "nuk çan kokën se a shkelet ligji me këtë apo jo".

Pavarësisht zërave për tërheqjen e botimit të kësaj vepre, deri tani janë shpërndarë me qindra mijëra kopje përmes disqeve.

NOA-INA

KOMENTE