Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis edicioni i Lojërave Speciale Olimpike, presidenti Topi uron nisjen e garave
English

Nis edicioni i Lojërave Speciale Olimpike, presidenti Topi uron nisjen e garave

Tiranë, 8 tetor, NOA - Ekipi që do të marrë pjesë në edicionin e Lojërave Speciale Olimpike është përshëndetur me anë të një ceremonie të veçantë, të organizuar nga vetë presidenti i Republikës.

"Ju uroj dhe përgëzoj për këtë nismë të bukur. Sidomos ata që duhen falënderuar janë prindërit të cilët besojnë tek fëmijët e tyre në këtë aktivitet", tha ndër të tjera presidenti Topi.

Sipas tij, lojërat e shkuara Olimpike të Kinës treguan se Shqipëria ka potenciale për të organizuar të tilla gara.

"Siç ka thënë edhe Shvarzeneger: Kam marrë pjesë në shumë filma aksioni, por asnjëherë nuk kam ndjerë emocione si në garat e Lojërave Olimpike", citoi më pas Presidenti Topi, duke theksuar bukurinë e këtyre garave.

Ndërkaq, një fjalim të veçantë ka mbajtur edhe përfaqësuesi i kompanisë "vodafone Albania", e cila është sponsorizuesja kryesore e edicionit sportiv të Lojërave Speciale Olimpike.

Pjesëmarrës të tij do të jenë fëmijë me aftësi të kufizuara në disa disiplina sportive.

n.e/NOA

KOMENTE