Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kapin nivel rekord të deficitit, 1.4 bilionë USD
English

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kapin nivel rekord të deficitit, 1.4 bilionë USD

Uashington, 8 tetor, NOA - Plot 1.4 bilionë dollarë është vlerësuar të jetë treguesi aktual i deficitit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me një shifër të tillë, ai rezulton të ketë thyer që të gjitha rekordet me një ngritje në këtë shifër stratosferike.

Sipas një vlerësimi të Kongresit në krahasim me një vit më parë është trefishuar shkalla e deficitit shtetëror, e kjo si pasojë e efekteve direkte të krizës financiare që përfshiu këtë vend.

Kongresmenët vlerësojnë se shuma në fjalë kap atë të nivelit prej 10 % të Prodhimit Amerikan Bruto.

Si shkaqe kryesore në raportin përkatës, analistët amerikanë të ekonomisë përmendin paketat shpëtimtare për bankat e futura në krizë, programin qeveritar për kapërcimin e krizës dhe ndërprerjet e inkasimit të tatimeve.

n.e/NOA

KOMENTE