English

Sulm vetëvrasës në Kabul, vriten 17 vetë, plagosen 65 të tjerë

Kabul, 8 tetor NOA-Rreth 17 vetë janë vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur në atë që dyshohet të jetë sulm vetëvrasës me bombë në Kabul, përpara ambasadës indiane.

Shpërthimi ndodhi në qendër të kryeqytetit afgan afër ambasadës indiane dhe ministrisë së brendshme afgane.

Ky ishte sulmi i katërt me bombë brenda në Kabul që nga mesi i muajit gusht.

Sulmet e kryengritësve në kryeqytetin e Afganistanit janë shpeshtuar kohët e fundit.

Thuhet se kjo është në thelb të strategjisë së militantëve për të bërë më shumë jehonë në opinionin ndërkombëtar por që njëkohësisht edhe të destabilizojë vendin.

Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin kamikaz ne faqen e tyre të internetit.

KOMENTE