Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pranon kërkesën e Ramës për shumicën në komision parlamentar mbi hetimin e zgjedhjeve
English

Berisha pranon kërkesën e Ramës për shumicën në komision parlamentar mbi hetimin e zgjedhjeve

Tiranë, 9 tetor Update - Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme deklaroi se pranonte opsionin e hedhur nga Edi Rama që Partia Socialiste të ketë shumicën në një komision hetimor parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Berisha në këtë mënyrë i ka bërë thirrje Edi Ramës që t'i japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Reagimi erdhi pasi mbrëmë, Rama në Top Channel deklaroi se nëse PS-së do t'i jepej shumica në një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, "që nesër ne shkojmë në Kuvend".

Gjithsesi, Berisha ndonëse e pranoi këtë kërkesë madje tha se përpos saj do t'i japë dhe kreun e komisionit, sqaroi se nuk bëhet fjalë që në atë komision të shtrohet çështja e rinumërimit të fletëve të votimit përmes rihapjes së kutive, duke theksuar se kutitë nuk do të rihapen.

Këtu Berisha i bëri thirrje publike Ramës t'i paraqesë ankesat e tij në Prokurori.

"Prokuroria ka tagrin të marrë të gjitha vendimet e duhura. Rama të gjejë të gjitha argumentet pretekstet t'i paraqesë prokurorisë dhe qoftë ajo e rretheve apo qoftë e Prokuroria e Përgjithshme kanë tagrin e plotë të hetimit të urdhërimit të shqyrtimit të çështjes nëse dalin jashtë sistemit gjyqësor unë e garantoj zotin Rama se kjo është interesi më i keq i çdo qytetari shqiptar i çdo force politike i kujtdo ajo", - u shpreh Berisha.

Kryeministri komentoi dhe protestën e pritshme për nesër të PS së bashku me disa forca të tjera politike dhe tha se opozita ka të drejtën e protestës por sipas tij tashmë Shqipëria ndodhet në një periudhë të rëndësishme duke shqyrtuar procese historike ku nevojitet kontributi i opozitës.

e.r/NOA

KOMENTE