Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takohet me Princin e Arabisë Saudite
English

Kryeministri Berisha takohet me Princin e Arabisë Saudite

Tiranë, 9 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti dje në një takim Princin e Arabisë Saudite H.R.H. Mansour Bin Mogrin Bin Abdulaziz Al Saud, si dhe Dr. Ali Evsen, President i Grupit të kompanive EVSEN.

Kryeministri mori përshëndetjet e Mbretit Abdullah dhe premtimet e tij për të vazhduar më tej investimet në Shqipëri.

Ai u shpreh se ishte nder për grupin që ata përfaqësojnë të ngrenë lartë emrin e kompanisë ajrore Albanian Airlines, që ata kanë blerë nga Grupi Al Kharaf.

Mbreti Abdullah shtoi se emri shqiptar në këtë kompani i bën ata edhe më të përgjegjshëm për cilësitë e investimeve dhe shërbimeve që do të ofrojnë, nëpërmjet zgjerimit të biznesit të tyre.

Ndërsa, Presidenti i Grupit të kompanive EVSEN, Dr. Ali Evsen, tha se blerja e linjës ajrore Albanian Airlines është hapi i parë në programin e madh investues që ata kanë bërë si kompani, për Shqipërinë.

Ai i prezantoi Kryeministrit portofolin e aktiviteteve që ata mbulonin në vende të ndryshme.

Krahas biznesit në transportin ajror, grupi operon në sektorin industrial të prodhimit, si kondicionerë, televizorë, montim automjetesh, edhe në fushën e ndërtimit, si dhe në atë të fibrave optike.

Në sektorin e transportit ajror, ky grup e ka futur Shqipërinë në hartën e biznesit të tij, si një vend strategjik, nyje lidhëse e vendeve nga Evropa Jugore përtej oqeaneve, në Azi e vende të tjera.

Kryeministri Berisha falënderoi Princin e Arabisë Saudite dhe Presidentin e Grupit të kompanive EVSEN për vizitën dhe programin ambicioz investues të kompanisë që ata sapo kanë blerë.

Ai u premtoi mbështetjen e plotë nga strukturat e qeverisë së tij, për realizimin e shpejtë e të suksesshëm të programit të tyre.

k.k/NOA

KOMENTE