Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Stamboll: Të krijohet zona e tregtisë së lirë në rajon
English

Meta në Stamboll: Të krijohet zona e tregtisë së lirë në rajon

Stamboll, 9 Tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta mori pjesë sot në Takimin Informal të Ministrave të Jashtëm të SEECP (Proçesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore), organizuar nga Ministri i Jashtëm turk z. Ahmet Davutoglu, njëkohësisht president i radhës se kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Gjatë fjalës së tij, Meta nënvizoi rolin e spikatur të Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dimensionin e saj të ri si një vend anëtar i NATO-s dhe me një perspektivë të qartë drejt integrimit evropian.

Gjithashtu, Z. Meta theksoi se pas pavarësisë së Kosovës, rajoni është pasuruar me vlera demokratike dhe standarde të reja të sigurisë, duke shtuar se Shqipëria mbështet institucionet dhe partitë politike në Kosovë në angazhimin e tyre solid për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet ndërkombëtare dhe veçanërisht EULEX-in, për konsolidimin e standardeve të demokracisë dhe bashkëjetesës multietnike.

Njëkohësisht, ai përshëndeti anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe FMN.

Zv.Km dhe MPJ Meta kërkoi angazhimin e të gjitha vendeve anëtare në këtë nisëm për të rritur përpjekjet e përbashkëta për krijimin e komunitetit të energjisë së Evropës Juglindore, të korridoreve Pan-Evropiane, krijimin e një zone të tregtisë së lirë për Evropën Juglindore, si prioritete të rëndësishme që do të forconin bashkëpunimin rajonal, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë popujve tanë.

Z. Meta gjithashtu theksoi se proçesi i integrimit të tregjeve do të jetë edhe më i plotë me një përpjekje të përbashkët për arritjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit.

***

Takimi informal i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), zhvillohet në Stamboll, në kuadër të kryesisë turke të kësaj nisme rajonale.

Në aktivitet marrin pjesë ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve anëtare, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Trojkës së Bashkimit Evropian, Komisioni i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Përveç fjalës së mbajtur në seancën plenare, z. Meta do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologët nga rajoni dhe të ftuarit.

e.r/NOA

KOMENTE