Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Jashtëm francez, Kushner: Shqipëria dhe gjithë Ballkani të hyjnë në BE
English

Ministri i Jashtëm francez, Kushner: Shqipëria dhe gjithë Ballkani të hyjnë në BE

Paris, 9 Tetor NOA - Ministri i jashtëm, Bernar Kushner, thotë se qëndrimi i Francës është që "të gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian".

"Mbesin pengesa për këtë çështje, por qëndrimi ynë politik është shumë i qartë", theksoi ai në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, i cituar nga radio Evropa e Lirë. Ministri Kushner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në BE. Por, ai u shpreh se Serbia, e cila sipas zotit Kushner "qartas duhet të jetë anëtare e BE-së", duhet të bëjë përpjekje për zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq. "Vetë fakti se ai nuk është zënë ende" tregon se Serbia nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt, tha Bernar Kushner.
KOMENTE