Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria vendos të rikthejë eshtrat e Zogut dhe familjes mbretërore në Shqipëri
English

Qeveria vendos të rikthejë eshtrat e Zogut dhe familjes mbretërore në Shqipëri

Tiranë, 9 Tetor NOA - Qeveria shqiptare ka vendosur që të rikthejë eshtrat e mbretit Ahmet Zogu si dhe të anëtarëve të tjerë të monarkisë.

Këtë e pohoi para pak çastesh në një konferencë për shtyp të jashtëzakonshme që po vazhdon ende, e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha.

"Qeveria shqiptare do të krijojë një komision shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne, Zogu dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore", - deklaroi Berisha.

Ai sqaroi se "Qeveria e merr këtë vendim, duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë mbret i shqiptarëve, si arkitekt i shtetit modern shqiptar, si një personalitet me kontribut më madhor në formimin e shtetit shqiptar".

Më tej Berisha nuk i kurseu lëvdatat e tjera për mbretin Zog i Parë, kurse kritikoi Kongresin e Përmetit që tha se e përjashtoi meritën e Zogut.

Gjithashtu Berisha foli dhe për arratinë e mbretit Zog që e quajti mërgim dhe evidentoi respektin që sipas tij kishin autoritetet franceze për të ndjerin, eshtrat e të cilit aktualisht prehen në Francë.

e.r/NOA

KOMENTE