Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, grabiten me dhunë dy gra, policia: Autorët janë dy të rinj që lëvizin me motorë
English

Tiranë, grabiten me dhunë dy gra, policia: Autorët janë dy të rinj që lëvizin me motorë

Tiranë, 9 tetor NOA - Dy gra janë grabitur me dhunë gjatë 24 orëve të fundit në vende të ndryshme në Tiranë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se grabitja e parë ndodhi në kryqëzimin e rrugëve "Zonja Çure" me rrugën "Shyqëri Ishmi" në Tiranë dy persona me një motor papaq, me ngjyrë të zezë, i kanë marrë 45-vjeçares Lejla Buzali, nga dora një çantë ku brenda saj kishte një telefon celular dhe një palë çelësa të dyqanit.

Ajo ka kryer menjëherë denoncim në polici.

Oficerët e policisë nisën hetimet për të identifikuar autorët e kësaj vjedhjeje.

Ndërkohë që i njëjti subjekt por me një tjetër "viktimë" ka ndodhur vetëm pak orë më pas në një tjetër vend në kryeqytet.

Policia u lajmëruar nga 53-vjeçarja Afërdita Tateli se në rrugën "Hajdar Hidri", sa po ka dalë nga banesa, asaj i kanë vjedhur çantën, dy persona me motor të cilët më pas  janë larguar.

Gruaja tregoi se në çantë kishte pasur një shumë prej 100 dollarë, 5 000 lekë dhe një telefon celularë tip "Motorola".

Policia edhe në këtë rast nuk ka mundur të identifikojë autorët.

k.k/NOA

Â

KOMENTE